Në promovimin e librit mbrëmë në Kumanovë që u mbajt në Fakultetin e administratës së biznesit, morën pjesë familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, ministra dhe deputetë.
Dëshmorët e Kombit UÇK 2001 titullohet libri i fundit i botuar i autorit Minir Ademi. Libri që është i kushtuar dëshmorëve të UÇK-së, përmban në vete biografitë dhe fotografitë e të gjithë dëshmorëve të rënë në konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.
Në promovimin e librit mbrëmë në Kumanovë që u mbajt në Fakultetin e administratës së biznesit, morën pjesë familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, ministra dhe deputetë.
Autori i librit Minir Ademi tha se në këtë libër ka tentuar të paraqesë të vërtetën për luftën e vitit 2001 dhe informacione për të gjithë dëshmorët, të cilët në libër i ka shkruar në bazë të datës në të cilën kishin rënë.
Kam vendos që pas luftës menjëherë të jap atë të cilën më kërkohet mua si historian i këtij rajoni dhe këtij vendi. Vendosa që ta lajë borxhin ndaj atyre që dhanë jetën, që vdekjen e deshtën më shumë se jetën.
Ata vendosën që ti bashkëngjiten UÇK-së, ata vendosën që të na sigurojnë neve lirinë, të gjithë ata, kujtimet e tyre, vendosa që unë ti shkruaj në letër duke u nisur nga fakti se nëse mbesin vetëm burim gojor shumë shpejt ata mund të harrohen, por nëse shënohen në librin e historisë rrallë dhe shumë gjatë kohë ata do të jetojnë, deklaroi autori i librit Minir Ademi, magjistër i shkencave historike.