E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të qëndrimit të sajë të dytë bë Ballkan, ministrja britanike për Evropë, Caroline Flint ka qëndruarë në Shkup, ku është takuar me kreun shtetërorë të Maqedonisë. Ne mes tjerash, Flint tha se mbajtja e zgjedhjeve të lira të cilat i plotësojnë standardet ndërkombëtare dhe janë të lira nga dhuna dhe abuzimi janë vendimtare për cilën do demokraci dhe shtet kandidat.
Rruga pėr Evropė ėshtė vėshtirė, por vlen tė kalohet


Në kuadër të qëndrimit të sajë të dytë bë Ballkan, ministrja britanike për Evropë, Caroline Flint ka qëndruarë në Shkup, ku është takuar me kreun shtetërorë të Maqedonisë.
Në intervistë ekskluzive për “Lajm”, Flint thekson rëndësinë e rregullshmërisë së zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe lokale. Poashtu flet edhe rreth kontestit me Greqinë, situatën e krijuar në rajonin e Ballkanit pas krizës financiare botërore, si dhe për zhvillimet në Kosovë.

Incidentet e shumta që ndodhën gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar i bënë ato zgjedhje më keq të organizuara në Maqedoni, që e prolongoi procesin e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë. Që tani ekziston brengosje se incidentet të ngjashme mundë të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale, që sërish nënkuptoj kjo një hap pas për integrimin Maqedonisë në NATO dhe BE. A mund që mungesa e standardeve demokratike, përveç çështjes së emrit, të bwhet pengesë për integrim në NATO?

Flint: Mbajtja e zgjedhjeve të lira të cilat i plotësojnë standardet ndërkombëtare dhe janë të lira nga dhuna dhe abuzimi janë vendimtare për cilën do demokraci dhe shtet kandidat. Pra, zgjedhjet e pranverës së ardhshme janë posaçërisht të rëndësishme për vendosjen e ardhmërisë Euro-Atlantike të shtetit.

Cilat janë pritjet e juaja nga zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni? Mendoni se institucionet përgjegjëse kanë kapacitet për tw penguar incidentet zgjedhore, duke përmirësuar gabimin e nëntë muajve më parë?

Flint: Ne i përshëndesim përpjekjet për përforcimin e kodit të elektoratit dhe implementimin e rekomandimeve të ODIHR (Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat të njeriut) pas zgjedhjeve të vitit 2008. Është vendimtare të siguroni struktura të duhura të cilat do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme

A mund të na thoni se me çfarë dinamike do të zhvillohen proceset eurointegruese të Maqedonisë në rast se zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale zhvillohen në mënyrë korrekte dhe demokratike?

Flint: Mbretëria e Bashkuar e sheh ardhmërinë e Maqedonisë në BE. Rruga drejt Evropës është e shtruar me implementim rigoroz të vlerave dhe standardeve Evropiane. Nganjëherë kjo rrugë është e vështirë për ta udhëtuar, por, për rezultatet që fitohen vlen ta kalosh.

A do të dërgojë Britania vëzhgues për këto zgjedhje, si pjesë e misionit të ODHIR?

Flint: MB-ja tashmë i jep mbështetje të gjerë demokratizimit të Maqedonisë, p.sh. duke i mbështetur Organizatat Joqeveritare në vend të cilat punojnë në ngritjen e vetëdijes të popullit duke u shpërndarë në mjedis dhe duke i vëzhguar zgjedhjet. Ne do të marrim pjesë në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të ardhshme, megjithëse mënyra e saktë e mbikëqyrjes tek do të vendoset.


Mosmarrëveshja për emrin midis Shkupit dhe Athinës, e ka frenuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO për një periudhë të gjatë. Gjatë vitit të kaluar ishim dëshmitarë se kishte një polarizim shtesë rreth këtij problemi, si nga ana e Greqisë, poashtu edhe nga ana e Maqedonisë. Cila palë sipas jush është më përgjegjëse për komplikimin e këtij problemi?

Flint: Me të vërtetë nuk varet nga unë të jem gjykatës i këtij konflikti bilateral i cili shkakton ndjenja të forta tek njerëzit në dy anët e kufirit. Shpresoj që të dy palët do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë fleksibile dhe konstruktive që të gjejnë zgjidhje të pranueshme të përbashkët të kësaj çështjeje.

Çka duhet të ndërmarrin sipas jush më tepër Athina dhe Shkupi zyrtar me qëllim që të tejkalohet kjo situatë e tensionuar?

Flint: Mendoj që mënyra e zgjedhjes e cilës do çështje është angazhimi i qartë dhe dialogu konstruktiv duke i mënjanuar diskutimet çështjeve të ndjeshme përmes deklaratave publike dhe mediave. Është me rëndësi të vazhdohet dialogu me më pak çështje kundërshtuese, të forcohet tregtia,dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.

A mendoni se duhet një pjesëmarrje më serioze e komunitetit ndërkombëtar për ta zgjidhur këtë problem? Nga kjo perspektivë, cili është opinioni juaj për propozimin e fundit të negociatorit Matheë Nimitz?

Flint: Problemi me zgjedhjen e emrit është çështje e vazhdueshme dhe nuk është e përshtatshme për mua ta komentoj cilën do pikëpamje të negociatave. Bashkësia ndërkombëtare tërësisht e përkrah procesin të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe i nxit që të dy palët të punojnë në drejtim të zgjedhjes konstruktive.

Maqedonia është e sigurt se liberalizimi i Schengen vizës do të ndodhë shumë shpejt. Sa gjatë pas kësaj, mundë të presim heqjen e regjimit të vizave nga Mbretëria e Bashkuar?

Flint: Unë e lavdëroj Maqedoninë për punën e rëndë dhe përpjekjet për t’u realizuar liberalizimi i mundshëm i vizave shengen. Pasi që MB nuk është në zonën e shengenit zbatohen rregulla të ndryshme, andaj, ne nuk planifikojmë liberalizim të regjimit tonë tw vizave për Maqedoninë në të ardhmen e afërt. Megjithatë, këtu në Shkup ne kemi një nga sistemet më përgjegjës aplikuese për viza me kohë më të shpejtë të mbarimit të ciklit për viza. Gjithashtu kohët e fundit kemi prezantuar sistemin e ri të bazuar në pika që paraqet një proces më të strukturuar dhe më objektiv në vendimmarrje që është më transparent dhe më i lehtë për ta përdorur nga aplikantët.

Çfarë ndikimi do të ketë kriza ekonomike në këtë rajon? Mendoni se do të bie interesi i investitorëve?

Flint: Një pjesë e arsyes për vizitën time është që të shoh ndikimin e krizës të gjerë ekonomike në regjion. Jam e kënaqur të shoh që për momentin investitorët Britanik nuk planifikojnë të tërheqin ose të transferojnë investimet e tyre diku tjetër.

Cili është mendimi jua për evoluimin e stabilitetit politik dhe të sigurisë së Kosovës, në veçanti rreth Mitrovicës?

Që nga pavarësia Kosova është stabile në plan politik dhe po ashtu në sferën e sigurimit. Në ndërkohë atmosfera ka qenë disa herë e tensionuar dhe është me rëndësi t’i kujtojmë disa incidente të dhunshme. Shtimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës njëkohësisht ndihmon promovimin e stabilitetit. Njohja e Kosovës nga ana e Maqedonisë me 9 tetor 2008 ishte një hap i rëndësishëm përpara.

Çfarë është perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor?

Flint: Ardhmëria e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor gjendet në Evropë. Edhe pse ka sfida, jam e bindur që regjioni do ta arrijë stabilitetin dhe prosperitetin që e meriton populli i vet. Gjëja më me rëndësi për shtetet në regjion është t’i lejnë mbrapa konfliktet dhe duke bashkëpunuar ta nxisin dhe realizojnë avancimin e tyre drejtë BE-së.

Intervistoi: Isen Saliu, Lajm

Publikuar: 30.01.2009 | 00:17
Lexuar: 821 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lulzim ramadani (19/10/2009 06:16:00) MACEDON ITS MAKEDON ALBANIAN NAME old ilirian english TAKE WAR YOU WANT [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=0ZfL0LFKNFA [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=fqgMPSZVXrkhttp:[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=S2L3md//www.youtube.com [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=rVCPQS [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=7sxzFhDix-4 /watch?v=[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=BQYT1X 0038970814322
lulzim ramadani (19/10/2009 06:29:24) MACEDON ITS MAKEDON ALBANIAN NAME old ilirian english TAKE WAR YOU WANT [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=uA3kwC2YTq4 [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=OCB4PJhhb_U [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=2AdgCe0cf9g [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=Zk9xuIGKsvU [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=JGmn6N [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=0ZfL0LFKNFA [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=fqgMPSZVXrkhttp:[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=S2L3md//www.youtube.com [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=rVCPQS [Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=7sxzFhDix-4 /watch?v=[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar]?v=BQYT1X 0038970814322

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime