Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Maqedoninë, Orsalia Kalantzopulos u takua me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski në Shkup.
Banka Botërore u zotua për katër vjet mbështetje të reformës në Maqedoni. Gjithashtu në të rejat e biznesit këtë javë: një konsorcium energjie austriak tregon interes në Bosnje dhe Herzegovinë; Kroacia nxit rritjen ekonomike dhe Bullgaria ka në plan të vendosë taksat më të ulta të korporatave në Evropë.
Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Maqedoninë, Orsalia Kalantzopulos u takua me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski në Shkup. Banka është zotuar të mbështesë Maqedoninë për katër vitet e ardhëshme në zbatimin e projekteve të reformës në të gjithë sektorët. Fokusi kryesor i bashkëpunimit do të jetë sektori bujqësor. Përveç kësaj, banka do të japë ndihmë financiare për një duzinë projektesh