Anëtarët e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dëshirojnë që çmimi i energjensit të jetë mbi 50 dollarë për barel, deklaroi sot në Davos sekretari i përgjithshëm i kartelit, Abdulla Salem EL-Badri.
Anëtarët e Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dëshirojnë që çmimi i energjensit të jetë mbi 50 dollarë për barel, deklaroi sot në Davos sekretari i përgjithshëm i kartelit, Abdulla Salem EL-Badri.
"Ne nuk jemi të lumtur me çmim prej 40, madje as me 50 dollarë për barel", deklaroi El-Badri në fjalimin e Panelit për siguri energjetike në suaza të Forumit Botëror Ekonomik në Davos.
Sipas tij, çmimi i naftës nën 50 dollarë për barel e anëtarëve të OPEK-ut nuk u garanton "të ardhura solide" dhe për këtë shkak karteli shpreson se energjensi do të shtrenjtohet.
"Nëse edhe mëtej kemi rënie të çmimit, OPEK-u nuk do të hamendet që të ndërmerr disa ndryshime në sasitë e naftës që i ofron tregu. Tash për tash nuk mund të themi asgjë para takimit tonë të ardhshëm më 15 mars", deklaroi El-Badri.
Në pesë muajt e ardhshëm OPEK-u në tre raste e ka zvogëluar prodhimtarinë ditore të naftës për gjithsej 4,2 milionë barelë. Zvogëlimi i fundit është kryer në mbledhjen e OPEK-ut në Algjeri më 17 dhjetor, kur kuotat prodhuese ditore të naftës ishin zvogëluar për 2,2 milionë barelë.
Drejtori ekzekutiv i grupacionit "British Petroleum", Toni Hejvart në fjalimin në Panel theksoi se anëtareve të OPEK-ut më së shumti do t'u përgjigjej çmimi i naftës të lëvizë mes 60 dhe 80 dollarë për barel, sepse në këtë mënyrë do të realizonin balanc mes mundësive të tyre buxhetore dhe nevojave për probleme sociale.
Uljen e prodhimtarisë ditore të naftës, OPEK-u e shfrytëzon si masë, qëllimi i së cilës është ndërprerja e rënies së çmimit të naftës, e cila tani është për 100 dollarë më e lirë lidhur me 147,27 dollarë rekordë për barel në korrik vitin e kaluar. Megjithatë si pasojë e krizës globale ekonomike dhe konsumimit të zvogëluar të derivateve të naftës, zvogëlimi i prodhimtarisë nuk rezultonte me mbajtjen e çmimit të energjensit në nivel, i cili do t'i kënaqte nevojat e kartelit.
Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në mars sot në tregtimet elektronike para hapjes së bursës në Nju-Jork u shtrenjtua për 41 cent në 41,63 dollarë për barel, ndërsa çmimi i "brentit" evropian nga Deti Verior në bursën e Londrës u zvogëlua për 68 cent në 44,22 dollarë për barel.