E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri u ndal fillimisht në fshatin Vuno, ku inauguroi rrugën në Jalë, investim prej 210 milion lekë, që e konsideroi një nga rrugët më të bukura që lidh fshatin Vuno me rrugën kombëtare. Vunoi, tha Berisha, "është një fshat me potencial të madh turistik, në të cilin qeveria ka investuar për përmirësimin e infrastrukturës në shumë drejtime".
Investimet nė turizėm 30 herė mė shumė se nė 8 vitet e qeverisė socialiste








- Kryeministri Berisha inauguron rrugët drejt plazhit të Jalit dhe Livadhës, në bregun e Jonit -

Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje disa fshatra në bregun e Jonit, ku theksoi se "investimet në fushën e turizmit gjatë këtyre 5 viteve janë mbi 30 herë më të mëdha sesa 8 vitet e tjera të marra së bashku".

Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, Kreu i Qeverisë inauguroi përfundimin e dy rrugëve që zbresin në bregdet, rrugën e plazhit të Jalit dhe atë të Livadhës, në Himarë.

Buxhetit të shtetit me vlerë rreth 300 milion lekë. Ky investim e bën më të lehtë arritjen e këtyre plazheve, si dhe i jep një pamje moderne infrastrukturës së kësaj zone turistike.

Kryeministri u ndal fillimisht në fshatin Vuno, ku inauguroi rrugën në Jalë, investim prej 210 milion lekë, që e konsideroi një nga rrugët më të bukura që lidh fshatin Vuno me rrugën kombëtare. Vunoi, tha Berisha, "është një fshat me potencial të madh turistik, në të cilin qeveria ka investuar për përmirësimin e infrastrukturës në shumë drejtime".

"Investimet në këtë fshat nuk kufizohen vetëm te rruga, por është investuar edhe në ujësjellës, ku me një modifikim të ri të projektit, të tre lagjet e tij do të marrin ujë 24 orë, investohet në sheshin dhe në të gjithë infrastrukturën e këtij fshati", tha Berisha.

Qeveria po investon në këtë bashki gjerësisht, tha Kryeministri, ndërsa solli në kujtesë se "ky fshat ka pasur në të shkuarën tre anëtarë të Byrosë Politike dhe nipërit e tyre sot qeverisin Partinë Socialiste".

"Ata nuk asfaltuan asnjë kilometër rrugë dhe e lanë pa ujë fshatin për 50 vjet. Vinin për pushime në luksin e tyre dhe nuk mendonin aspak për bashkëfshatarët që meritonin gjithë infrastrukturën. Këtu u ndërtua dhe ky është ndryshimi", tha Kryeministri.

Më pas, Kryeministri u ndal në Livadhë, ku inauguroi rrugën që të çon në këtë plazh. Sipas tij, "në këto 5 vite, në bregdet është investuar më shumë se 70 vitet e mëparshme të marra së bashku".

"Vetëm 4 vite më parë, udhëtimi Vlorë-Sarandë, për shkak të rrugës, ishte një ndër udhëtimet më të mundimshme. Sot situata është krejtësisht tjetër. Në këto 4-5 vite, në Himarë është investuar dhjetëra herë më shumë, sesa të gjitha vitet e tjera të marra së bashku. Në Himarë, janë rindërtuar, asfaltuar apo hapur, rreth 62 kilometra rrugë, nga të cilat 22 kilometra është rruga kombëtare Dhërmi-Borsh, ndërsa të tjerat janë të gjitha rrugë të fshatrave që zbresin drejt detit", vijoi Kryeministri.
Sipas tij, "ka përfunduar dhe do inaugurohet ujësjellësi i Himarës, i Vunoit, i Gjolekës dhe së shpejti do të fillojnë punimet për ujësjellësin e Kudhësit dhe të Qeparoit".

Turizmi është bërë degë kryesore e ekonomisë shqiptare, tha Kryeministri, duke shtuar se "rrugët që ndërtuam bënë që kombi të mbajë sytë drejt detit".

"Duke ardhur këtu, më lindi ideja që rrugën e Palasës, Bollano ta inaugurojë me Paskal Milon. Milo të marrë lidershipin e opozitës e ta sjellë në Palasë, të vijë në Vuno të shohë edhe dajot e tij, se 8 vjet nuk lëvizën as 8 gurë dhe tani, nga mëngjesi deri në darkë, vetëm mohojnë", tha Berisha.

Kryeministri garantoi se do të jetë e afërt dita kur Shqipërinë ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë në vit. "Tani, ne jemi përqendruar në ultësirën bregdetare, por me një vëmendje po qëndrojmë drejt maleve. Ne po ecim me infrastrukturë në drejtim të të gjitha maleve të vendit", tha Berisha.

Publikuar: 11.08.2010 | 16:35
Lexuar: 495 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime