Shkëlqimi vazhdon të na shpjegojë se serbët besojnë se Nëse ata shkatërrojnë murin e intelektualëve atëherë muret e tjerë do të rrëzohen më lehtësisht. Ata zbatuan një parim të ashpër luftues, sipas të cilit, për një serb të vrarë ata do të masakronin 100 meshkuj mbi moshën 15 vjeç. Në atë moment më kaloi ndërmend një shprehje e dëgjuar shpesh në masakër: Djali im i vetëm u vra në luftë.
Nga
Alexa Varriano
Eshtë ora 5 e mëngjesit dhe zgjohem në panik. Një ndjenjë shqetësimi më kaplon ndërsa kuptoj se, si gjithmonë, jam me vonesë. Këtë here, ama, nuk jam vonë për punë, për të parë ndonjë film, apo për të takuar ndonjë mik apo mikeshë. Është një moment më shumë historik sesa kaq, është një pikëkthesë në jetën e njeriut. Jam vonë për Pavarësi.
Si në mjergull, shoqet e mia të dhomës dhe unë kuturu vendosim të brendshmet, çorapet, furçën e dhëmbëve dhe sende të tjera (ishte një bluzë apo peshqir?) në valixhe, ndërsa dalim me nxitim nga shtëpia duke shpresuar se furgoni me destinacion lirinë nuk do të na linte në baltë. A ja vlen që ajo gjysma e shishes me konjak Skëndërbeu, e cila është rastësisht një nga gjërat e vetme që arrin të dëpërtojë kufinjve etnik në Ballkan, të më lërë të prangosur në Shqipëri atë fundjavë?
Ajri i ftohtë i mëngjezit menjëherë na nxjerr nga ajo gjendje hutimi dhe tashmë të gjallëruar, ne fillojmë të vrapojmë përgjatë rrugëve bosh të Tiranës, ndërkohë, unë po i lutesha stomakut tim të mos më bënte të ndihesha keq. Gati pa frymë, ne ia dolëm mbanë të arrijmë në kohë në destinacion dhe furgoni zëmërgjerësisht kishte pritur për ne, megjithëse pasagjerët e tjerë brenda nuk dukeshin aspak të kënaqur. Menjeherë zëmë vend, me kokën paksa të ulur në shenjë fajësimi. Më pihej ujë...
Katër orë më vonë, ironikisht zotat iu përgjigjën lutjeve të mia pasi bekohem me aq shumë ujë sa nuk e kisha menduar ndonjëherë: Liqeni i Komanit (një liqen në veri të Shqipërisë i cili kufizohet me Kosovën). Pesë orë më vonë në kalojmë kufirin e UNMIK ut që për pak orë do të quhet kufiri kosovar, dhe arrijmë në Gjakovë, rreth orës 16.00. Si në ekstazë, ne ndjekim aromën pikante të suxhukut, një sallam tradicional kosovar i bërë me mish viçi, në një restorant të qetë ku ne ushqejmë trupin dhe mendjen përpara se të nisemi në Prishtinë. Aty ne takojmë një mikun tonë, Shkëlqimin.
Emri i tij ka kuptimin Rreze Dielli. Me shumë vështirësi, unë mundohem të mbaj të qeshurat që më vijnë nga stomaku ndërsa imagjinoj se mund të interpretohen si një gafë e shkaktuar nga ndryshimi kulturor. Një titull gazete fiktive, e cila kërcënon si korrektësinë time të vetëpërmbajtjes ashtu edhe atë politike, më kalon nëpër mendje: Një Amerikane e Pagdhendur çnderon Emrin e një Familje Shqiptare, menjëhere më pas Shkakton Gjakëmarrje.
Gjithësesi, fjalët zhduken menjëherë sapo ato shfaqen, ndërsa zëri i Shkëlqimit më shpon trurin dhe më sjell përsëri në realitet. 500 burra rezultojnë ende të humbur në Gjakovë, ne madje nuk e dimë se ku gjenden trupat e tyre. Gjakova ishte një nga qytetet më të sulmura gjatë luftës në vitet 1998-99. Për shkak se ishte konsideruar si një qëndër intelektuale, sërbët e sulmuan atë më shumë se qytetet e tjera.
Shkëlqimi vazhdon të na shpjegojë se serbët besojnë se Nëse ata shkatërrojnë murin e intelektualëve atëherë muret e tjerë do të rrëzohen më lehtësisht. Ata zbatuan një parim të ashpër luftues, sipas të cilit, për një serb të vrarë ata do të masakronin 100 meshkuj mbi moshën 15 vjeç. Në atë moment më kaloi ndërmend një shprehje e dëgjuar shpesh në masakër: Djali im i vetëm u vra në luftë. Rreth gjashtë muaj më parë kisha intervistuar themeluesin e muzeut etnografik në lidhje me pasurinë kulturore të shkatërruar, dhe siç ndodh shpesh në Kosovë, tema e bisedës kaloi në diskutimin e humbjes së pandreqshme.
Ky kujtim ngashërues me mbulon me trishtim, por më ngushëllon fakti se jubileu i së nesërmes do të jetë për të gjithë njërëzit që dhanë jetën për të. Data shënon 17 shkurt, 2008. Është ora 2 e mbasdites dhe ne verbërisht ndjekim delirin që ka pushtuar Prishtinën. Me flamurët shqiptarë kuq e zi të varur në to, fasadat e apartamenteve në Prishtinë me arkitekturë të stilit komunist flakërinin të mbushurura plot me jetë. Toka poshtë këmbëve tona dridhet me një gëzim të pashoq ndërsa qindra mijra njërëz marshojnë në bulevardin kryesor.
100 vite duke pritur, popullsia shqiptare e Kosovës me padurim pret deklaratën formale e cila do të qetësojë njëherë e përgjithëmonë dyshimet. Pas afërsisht një shekull okupimi, i cili arriti kulmin me fushatën e spastrimit etnik të udhëhequr nga Miloshevici në 1998-99, e më pas për 9 vjet të mbikqyrur nga Kombet e Bashkuara endrra e pabesueshme e Pavarësisë është më në fund në prag të realizimit. Një stuhi makinash të zbukuruara me flamurë të cilët përfaqësonin të gjithë kombet që kishin koontribuar në pavarësinë e Kosovës lëshonin tinguj ritmik ndërsa me krenari lëviznin poshtë e lartë rrugëve të qytetit.
Fjala Faleminderit, e përkthyer në katër gjuhë ishte printuar më shkronja të mëdha mbi derën e shoferit të një makine të vockël të kuqe dhe fytyra e një vajze të vogël, me flamurin amerikan dhe shqiptarë të pikturuar në faqet e saj, qëndronte jashtë dritares. Jo vetëm që ishin veshur e ujdisur njerëzit enkas për festën por ata kishin maskuar edhe fëmijët dhe sendet e tyre. Manekinët në vitrinat e dyqaneve janë mbuluar me flamurin shqiptar dhe nëse i shikon më nga afër vë re një buzëqeshje të lehtë që më pas përhapet në fytyrat e tyre sintetike. Qyteti, që si padashur përdor personifikimin, është kthyer në një qënie frymore, është pikërisht personifikimi i lirisë që banorët e saj po presin.
Është ora 15.30 dhe ne shtangim nga një zhurmë buçitëse. Zërat e mijëra vetëve kumbojnë përmes turmës amorfe dhe më pas në mënyre të njëtrajtëshme kombinohen së bashku për të formuar një melodi harmonike gëzimi. Prishtina është tani kryeqyteti zyrtar i shtetit më të ri në botë. Fjalët e shkrojtura në një poster të varur nga dritarja e një ndërtëse rezidenciale më në fund realizohen: Pavarësia po Shkarkohet
. 100%.
Me ngadalë çajmë rrugën përmes turmës së njerëzve në përpjekje për të shijuar pavarësinë; pra, të marrim një copë nga torta 40 metra e gjatë e pavarësisë përpara se të mbarojë. Rrugës më kapi syri një bluzë që shumë njërëz kishin veshur: në të ishte stamposur imazhi i fytyrës së një burri hijerëndë me fjalët Bac, u kry. Shoqja ime ma perkthen këtë shprehje meqenëse ishte në shqip. Menjehëherë më pas mësoj se ky burrë solemn është një nga simbolet kryesorë të luftës së Kosovës për pavarësi.
Emri i tij ështe Adem Jashari dhe ai ishte një nga liderat e UCK-së, (Ushtria Clirimtare e Kosovës), një nga forcat kryengritëse më të debatueshme gjatë viteve 90 duke u konsideruar nga disa si një bandë luftëtarësh për liri dhe nga disa të tjerë si një bandë terroristësh. Ne vitin 1998, ai së bashku me familjen e tij, përfshirë gratë edhe fëmijët, u vranë nga ushtria serbe dhe ai u konsiderua një martir për cështjen kosovare. Por kjo nuk është e vetmja bluzë e stampuar në Prishtinë sot: shumë bare dhe restorante kanë dizenjuar uniforma të reja për stafin e tyre.
Kosova e pavarur, dhe Tani edhe unë kam një shtet janë disa thënie të stampuara në bluzat e qytetarëve. Lumturia është kaq e prekshme dhe influencuese saqë është e pamundur të besosh se mund të ketë pasur një anë tjetër të historisë. Por si gjithmonë në ngjarje historike, eksiston edhe ana tjetër. Festimeve dhe gjallërisë tonë iu kundërveprua zëmërimi dhe vajtimi i pjesës tjetër të popullësisë. Ndërsa rrugët e Prishtinës janë të mbushura më ngazëllim dhe qielli ndizet nga fishekzjarret, gjysma serbe e Mitrovicës në veri të Kosovës janë duke protestuar me granata ndërsa serbet në Beograd janë duke shkaktuar trazira përpara Ambasadës Amerikane.
Ata e konsiderojnë pavarësinë e Kosovës si cënim të sovranitetit serb; edhe një copëtim tjetër i shkaktohet kombit serb, vetëm dy vjet pasi Mali i Zi u shkëput paqësisht. Ata kanë bindjen e plotë se Kosova është djepi i shtetit dhe besimit të tyre fetar. Megjithëse shumica e serbëve të Serbisë kurrë nuk kanë shkelur në këtë tokë të shenjtë, ata nuk dëshirojnë të ndahen prej saj. Një gazetar britanik, Timothy Garton Ash, madje degjoi ketë shaka në Beograd: Serbet do të benin gjithçka për Kosovën, me përjashtim të të jetuarit atje. Por çështja është: Do ti shpëtojë gjakderdhjes kjo ngjarje e paprecedentë në rang ndërkombëtar?
Mund të jetë Kosova një rast unik, ashtu siç janë shprehur disa politikanë si përshëmbull Barak Obama, apo do të krijojë pavarësia e saj një precedent që nuk do të harrohet? Pamfleta me foton e Ramush Haradinaj gjenden gjithandej nëpër rrugë një ditë pas pavarësisë. Kur e pyes shoqen se cili është është ky përson ajo më përgjigjet me krenari: Një hero lufte. Një reagim i menjëhershëm më vjen në mendje: Apo një kriminel lufte, varet nga qëndrimi yt. Nuk mund të parashikoj cfarë do të sjellë kjo ditë historike. Nuk kam të drejtë të gjykoj nëse Kosova e meriton pavarësinë apo jo duke qënë se shumë shtete të tjera në botë, siç është Transdniestria, Tibet, Ceçenia, Taivani e të tjera iu është mohuar e drejta për pavarësi prej shumë kohësh.
Unë jam thjesht mirënjohëse që mu dha mundësia të përjetoj këtë moment historik, madje më shumë se kaq, të përjetoj një emocion të cilin shumë pak njerëz munden të ndjejnë: lirinë. Ne dëgjojmë për të në lajme gjatë gjithë kohës. CNN dhe BBC na japin mundësinë të shohim revolucione të ndryshme dhe ne madje përpiqemi që të jemi emocionalisht atje, por asnjë gjë nuk krahasohet me të paturit një vend në radhën e parë. Në mes të poteres, më kujtohet shoqja ime, kur kthehet nga unë dhe me sytë plot emocion, më thotë, Kjo është hera e parë që unë ndjej se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe se unë i përkas këtij vendi.