Përpara të pranishmëve, fjalë përshëndetëse mbajti kryetari i Forumit Rinor Islam, Sali Shasivari, i cili e shpalli të hapur karvanin e aktiviteteve të FRI-së gjatë muajit të Ramazanit, si dhe shpalosi edhe moton e Ramazanit të sivjetëm Ramazani muaji i ndryshimit.
Nën moton Ramazani muaji i ndryshimit, karvani i FRI-së në mënyrë madhështore filloi aktivetetet që do ta begatojnë këtë Ramazan
Të hënën në sheshin e qytetit të Kërçovës, dhe për herë të parë, me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam-Dega në Kërçovë organizoi manifestimin Sbashku të presim muajin e Ramazanit, manifestim ky i cili përfshinte një program të pasur kulturo-artistik, edhe atë: lexim të Kuranit nga hafidh Abdurrahim Murati, ligjeratë me temë Dobitë dhe vlera e Ramazanit të cilën e mbajti Qamil ef. Rushiti, si dhe ilahije kenduar nga Fidush Aliu dhe grupi Lebbejk nga Tetova.
Përpara të pranishmëve, fjalë përshëndetëse mbajti kryetari i Forumit Rinor Islam, Sali Shasivari, i cili e shpalli të hapur karvanin e aktiviteteve të FRI-së gjatë muajit të Ramazanit, si dhe shpalosi edhe moton e Ramazanit të sivjetëm Ramazani muaji i ndryshimit.
Në fund, programi u përmbyll me një dua të cilën e bëri zv. kryetari i FRI-së, Kujtim Kasami. Manifestimi u përkrah nga Komunat e Zajazit dhe Osllomesë si dhe nga donatorë lokal.
Ndërsa të martën në mbrëmje, në Çarshinë e vjetër të Shkupit, u mbajt manifestimi tradicional të cilin e organizon FRI tashmë disa vite me rradhë në pritje të muajit të bekuar të Ramazanit.
Manifestimi filloi me leximin e disa ajeteve Kuranore, dhe mëpas fjala përshëndetëse iu dha kryetarit të FRI-së, z. Sali Shahsivari, i cili njëkohësisht edhe shpalosi aktivitetet që do ti realizojë FRI-ja gjatë këtij muaji. Manifestimi i cili në vete ngërthente një program modest kulturor, i begatuar me recitale dhe ilahi, u rrumbullakësua me lansimin e fishekzjarreve, me të cilat FRI-ja simbolikisht paralajmëroi fillimin e Ramazanit.
Ky manifestim viteteve të kaluara u realizua në kalan e Shkupit, kurse këtë vit në Çarshinë e vjetër, para xhamisë së Murat Pashës. Në këtë manifestim prezantuan edhe përfaqësus të komunës së Çairit. Përndryshe, manifestimi Mirë se vjen muaji Ramazan është nga aktivitetet e rregullta që realizon FRI Dega Shkup.
FRI do të vazhdoj më një sërë aktivitetesh gjatë këtij muaj të bekuar edhe atë si vijon: organizim tribunash nëpër disa qytete të RM-së; emetim i spotit për Ramazanin; emetim audio ligjëratash nga libri Derisa të ndryshojnë veten të autorit Amër Halid, edhe atë në një sër radiosh lokale nëpër disa qytete të RM-së; emetim video ligjëratash me debate fetare e shkencore që do të jepen në televizionet lokale; botim temash e artikujsh, shënimi i disa ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë këtij muaji; organizim iftaresh të mëdha e të vogla në disa qytete; organizimi i mbrëmjve kuranore me lexues të ndryshëm nga vendi, të cilat do të mbahen diku kah java e tretë e Ramazanit në disa qytete. Krahas aktiviteteve të lartëpërmendura, edhe Sektori i Femrës pranë FRI-së do të realizojë aktivitete të ngjashme.