Mbështetja i dedikohet investimeve në ekonomitë bujqësore me qëllim të ristrukturimit dhe sendrëtimit të tyre për arritje të standardeve të BE-së, për investim në përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut, si dhe për diversifikim dhe zhvillim të aktiviteteve rurale ekonomike.
Në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm do të publikohet thirrja e dytë publike për dërgesën e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve financiare nga komponenta e pestë e Instrumentit për ndihmë paraqasëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian (IPARD).
Me shpalljen, siç njoftoi Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi, do të vendosen në dispozicion 40 milionë euro.
Mbështetja i dedikohet investimeve në ekonomitë bujqësore me qëllim të ristrukturimit dhe sendrëtimit të tyre për arritje të standardeve të BE-së, për investim në përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut, si dhe për diversifikim dhe zhvillim të aktiviteteve rurale ekonomike.
Mjetet janë kumulative dhe e përfshijnë periudhën financiare 2008-2010. Rregullat për shfrytëzimin e tyre urdhërojnë firmosje paraprake të marrëveshjes së shfrytëzuesve potencialë me Agjencinë dhe realizim të investimit të akorduar në pajtim me kushtet e konfirmuara. Kontroll në vendin e ngjarjes dhe mbikëqyrje ndaj marrëveshjes kryejnë persona të autorizuar nga Agjencia dhe institucione relevante për menaxhim, zbatim dhe kontroll të IPARD-it.
Shpallja e parë IPARD u publikua në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa i dedikohej 24,3 milionë eurove për periudhën financiare 2007-2009. Deri te Agjencia mbërritën 133 aplikacione, por u nënshkruan vetëm 27 marrëveshje për shfrytëzim të mjeteve.
Nga projeksioni i përgjithshëm financiar i IPARD-it, 75 për qind janë kontribute nga BE-ja, ndërsa 25 për qind janë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.