E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

SHA "Elektranat e Maqedonisë" edhe sivjet vazhdoi të investojë në projekte të reja energjetike të cilat do të kontribuojnë për stabilitet energjetik solidar dhe zhvillim të sistemit energjetik të Republikës së Maqedonisë.
SHA ELEM sivjet investoi 100 milion euro nė REK Manastir, kapacitetin mė tė madhe elektroenergjetik tė Maqedonisė










SHA "Elektranat e Maqedonisë" edhe sivjet vazhdoi të investojë në projekte të reja energjetike të cilat do të kontribuojnë për stabilitet energjetik solidar dhe zhvillim të sistemit energjetik të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë drejtim, siç theksojnë nga ELEM-i, në REK Manastir filloi realizimi i modernizimit dhe automatizimi i turbogregatëve të termoelektranave "Manastir", investim ky më i madhi nga përfundimi i ndërtimit të kombinatit në vitin 1988.

"Sipas marrëveshjes, kompania ruse 'Silovie mashini', e cila është zgjedhur si ofrues më i volitshëm, sipas parimit "çelës i dorës", duke filluar nga ky vit së bashku me vitin 2012, do ta realizojë këtë investim me vlerë prej 55,9 milionë euro, nga të cilat 30 milionë euro me detyrim kreditor nga Banka Ekonomike SHA Shkup, derisa 25,9 milion eurot e tjera janë mjete të SHA 'Elektranat e Maqedonisë' ", theksojnë nga kompania.

Modernizimi i turboagregatëve të TE "Manastir", i cili është në procedurë, siç theksohet, është e drejtuar para së gjithash nga zmadhimi i besueshmërisë në punën e termoelektranës dhe vazhdimi i qëndrueshmërisë eksploative të blloqeve energjetike për së paku edhe 120.000 orë pune.

"Investimi do ta zmadhojë fuqinë instaluese të secilës prej tre agregatëve në TE "Manastir" për 8,32 megavatë shtesë për bllok, gjegjësisht gjithsej 25 megavatë fuqi instaluese për tri blloqet. Kjo domethënë edhe zmadhim të prodhimit të enegjisë elektrike prej 160 deri 200 gigavat orë në nivel vjetor, pa zmadhimin e konsumit specifik të thëngjilit", theksohet në kumtesën e ELEM-it dhe shtohet se me modernizimin e blloqeve energjetike do t'i reduktojë dinamikën dhe shpenzimet operative për remonte dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të termoelektranës në periudhën e ardhshme.

"Është nënshkruar edhe marrëveshja me kompaninë gjermane "Tisen Krupp" për furnizimin e montazhit të sistemit kryesor transportues për thëngjill nga sipërfaqja tokësore Brod - Gneotinë deri tek miniera "Suvodoll" në gjatësi prej 10 kilometrave, që paraqet investim me vlerë prej 17,3 milion euro, i cili do të ralizohet në 12 muajt e ardhshëm, përkujtojnë nga SHA ELEM dhe theksojnë se investimet e fundit do të kontribuojnë për vazhdimin e qëndrueshmërisë së eskploatimit të REK "Manastir" dhe për prodhimin stabil të energjisë elektrike në 20 deri 20 vitet e ardhshme

Publikuar: 11.08.2010 | 19:36
Lexuar: 461 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime