E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë eveniment, morën pjesë me këngë dhe valle ansamblet Karshijaka nga Shkupi dhe Zafer nga Bursa, ndërsa mysafirëve iu drejtuan teologët Mustafa Kara dhe Ali Sadiku, të cilët folën për rëndësinë e këtij akti fetar dhe human.
Organizata Humanitare EL HILAL rrumbullakoi projektin “Synetimi i fėmijėve 2010”











Organizata Humanitare EL HILAL rrumbullakoi projektin “Synetimi i fëmijëve 2010”, me të cilin ishin përfshirë 200 fëmijë nga popullata ekonomikisht e rrezikuar e Shkupit, Kumanovës, Velesit dhe Prilepit. Me këtë projekt dëshirohej që të bëhet e mundur kryerja e këtij akti fetar dhe human mbi fëmijët nga familjet që nuk kanë kushte për këtë.

Të gjitha shpenzimet nga projekti i sivjetëm, duke filluar nga sigurimi i rrobave për fëmijë dhe dhuratat për anëtarët e e familjeve, ishin siguruar nga ana e komunës Osmangazi të Bursës, Republika e Turqisë.

Me këtë rast, në parkun e Çairit, të përgatitur enkas për këtë rast, ishte organizuar një manifestim me program kulturor-artistik dhe fetar, ku ishin paraqitur ligjërata dhe fjalime të rastit, ndërsa në fund parakaluan fëmijët në rroba tradicionale të synetimit.

Në këtë eveniment, morën pjesë me këngë dhe valle ansamblet Karshijaka nga Shkupi dhe Zafer nga Bursa, ndërsa mysafirëve iu drejtuan teologët Mustafa Kara dhe Ali Sadiku, të cilët folën për rëndësinë e këtij akti fetar dhe human.

Mysafirët i përshëndeti edhe kryetari i EL HILAL-it, Behixhudin Shehapi, kryetarët e Çairit dhe Osmangazit, Izet Mexhiti dhe Mustafa Dyndar dhe ai i qytetit Bursa, Rexhep Alltepe.

Në fund, ishin ndarë mirënjohje përkatëse për të gjithë që kontribuuan për realizimin e suksesshëm të kësaj ngjarjeje tradicionale.

Publikuar: 11.08.2010 | 22:51
Lexuar: 629 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime