Bëhet e ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte 7.5 km në juglindje të qytetit të Vushtrrisë dhe 18.5 km në veriperëndim të Prishtinës, ndërsa thellësia 10.2 km.
Divizioni Sizmologjik i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave të Kosovës, sot në ora 05:58, sipas orës lokale, ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2,7 ballë sipas shkallës Rihter, dhe me intensitet IV ballë të Merkalit.
Bëhet e ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte 7.5 km në juglindje të qytetit të Vushtrrisë dhe 18.5 km në veriperëndim të Prishtinës, ndërsa thellësia 10.2 km.
Sipas Divizionit Sizmologjik, për shkak të thellësisë jo të madhe të vatrës së tërmetit, ai është ndjerë dukshëm nga banorët e komunës se Vushtrrisë dhe në disa komuna përreth.