-Prej në fillim në marrjen e mandatit, ishim për zgjedhjen e problemit me kanalin kryesor i cili kalon nëpër vendbanimin Haraçinë përreth Shkollës fillore ku procesin arsimor e zhvillojnë mbi 2000 nxënës dhe 500 shtëpive banimi për rreth kanalit kryesor, theksoi Bastri Bajrami.
Haraçinës, si dhe për arsye të mosinteresimit të institucioneve të shtetit të ndihmojnë në përmasimin e jetesës së qytetarëve , sot një numër i madh i qytetarëve ngritën zërin dhe të treguan publikut më të gjerë, se në Komunën e Haraçinës si Komunë më pak e zhvilluar në rrethinën e kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë, larg kryeqytetit vetëm 5 kilometra, jetohet me kushte të këqija, të rënda dhe kushte primitive, pa kushtet elementare dhe themelore për jetë( ujësjellës, kanalizim, rrugë dhe infrastrukturë tjetër.
-Prej në fillim në marrjen e mandatit, ishim për zgjedhjen e problemit me kanalin kryesor i cili kalon nëpër vendbanimin Haraçinë përreth Shkollës fillore ku procesin arsimor e zhvillojnë mbi 2000 nxënës dhe 500 shtëpive banimi për rreth kanalit kryesor, theksoi Bastri Bajrami.
Ai më tej shtoi se qytetarët e Haraçinës, rënd të goditur prej pasojave të luftës së 2001, edhe më tej jetojnë në kushte të rënda jetësore, për arsye se në Haraçinë shteti deri më tani nuk ka marrë masa për përmasimin e kushteve jetësore dhe shumë pak ka pasur investime thuajse edhe hiq - për atë qytetarët ndihen shumë të diskriminuar në krahasim me qytetarët e vendeve tjera në këtë shtet ku për çdo ditë diçka ndërtohet, prehen shirita në ndërtimin e objekteve të reja dhe përmisohet standardi i tyre jetësor.
-Nuk pajtohemi dhe nuk mundet të na bindë shteti se ska mjete. Kur ka mjete për projektin Shkupi 2014, teleferikut në Vodno dhe të tjera, duhet të ketë mjete edhe për zhvillimin e komunave më të pazhvilluara.
Për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve të qytetarëve, me kohë janë të njoftuar dhe deri te institucionet kompetente shtetërore (Qeveria e RM-sç, Ministria për pushtet lokal, ministria për transport dhe lidhje, Ministria për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe institucione tjera shtetërore), janë të dërguara kërkesa të marrin masa për zgjidhjen e tyre, por deri më tani nuk kemi as një përgjigje pozitive.
Jetojmë në shekullin e XXI, kurse në vend banimet e Komunës së Haraçinës jetohet pa infrastrukturë të rregulluar, pa sistem të ujësjellsit, pa sistem të kanalizimit fekal, ku në pyetje vjen ndotja e drejtpërdrejt të mjedisit jetësor dhe paraqitjeve të sëmundjeve të ndryshme ngjitëse.
Ky kanal paraqet rrezik për paraqitjen e sëmundjeve ngjitëse tek popullata vendase të Haraçinës, për rreth shtëpive e të cilëve kalon në gjatësi rrethë 3 km, për shkak erës së rendë, paraqet rrezik nga gjarprit dhe shtazët tjera helmuese, si dhe paraqet rrezik të madh për sëmundje jo vetëm te të rriturrit poredhe tek më shumë se 2000 nxënës, të cilët secilën ditë kalojnë rreth këti kanali.
Si pasojë e të gjitha këtyre shkaqeve , qytetarët tanë çdo ditë janë të obliguar të shkojnë në mjekim në ambulancën e Komunës dhe nëpër institucione më të larta medicinale në shtet.
Për shkak të lartpërmendurës, nevoja e qytetarëve kërkon që institucionet kompetente shtetërore të marrin masa që të siguroj mjete financiare, kjo pjesë nga kanali kryesor të mbulohet dhe më të ndikohet në mënyrë preventive në ruajtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetin e qytetarëve.
-Qytetarët e Haraçinës , nuk kërkojnë kushte luksoze, edhe ata janë qytetarë të këtij shteti, për këtë arsye i kërkojnë kushtet themelore për jetë të cilat i kanë edhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij shteti.
-Nuk është vonë. Kohë e fundit është organet kompetente shtetërore të marrinë iniciativë për përmisimin e nevojave themelore për jetën e qytetarëve. Ministrat e zgjedhur dhe deputetët të ndajnë pak kohë që ti vizitojnë këto qytetarë dhe drejtpërdrejt të ballafaqohen me nevojat dhe brengat e tyre, me qëllim që qytetarëve të ju krijohen kushte bashkohore për jetesë.