E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Kryeministri Berisha tha se investimet në infrastrukturë janë bërë përcaktuese për zhvillimin e madh dhe të shpejtë të turizmit -
Berisha: Turizmi, degė kryesore e ekonomisė shqiptare




Maela Marini

- Kryeministri Sali Berisha deklaroi të premten, në mbledhjen e qeverisë, se turizmi është shndërruar në degën kryesore të ekonomisë së Shqipërisë.

Sipas tij, investimet në infrastrukturë janë bërë përcaktuese jo vetëm për këtë zhvillim të madh dhe të shpejtë të turizmit, por edhe për vërshimin masiv të turistëve drejt Shqipërisë.

Vetëm në 9-të ditët e para të muajit gusht, tha Berisha, përmes rrugës së kombit Durrës-Kukës, kanë hyrë 15 mijë turistë me shumë se gjatë gjithë muajit gusht të vitit të kaluar.

"Ka patur një vërshim të paparë dhe një përpjekje serioze, ndaj dua të përgëzoj policinë kufitare, doganat, të gjitha institucionet, agjencitë dhe qeverisjen vendore për përkushtimin serioz që kanë dëshmuar gjatë këtij sezoni turistik", tha Berisha.

Duke bërë një krahasim mes të ardhurave të realizuara këtë 7 mujor nga eksportet dhe turizmi, Berisha tha se "nga eksportet janë rreth 1 miliard dollarë të ardhura, ndërsa nga turizmi këto të ardhura janë ndjeshëm edhe më të mëdha dhe kanë një shpërndarje të shkëlqyer, jo vetëm tek ata që presin turistë, por edhe te prodhuesit".

"Kjo bën që Shqipëria të ketë 2 periudha kulmore shitjesh, fundvitin dhe gushtin që shënojnë një rritje të jashtëzakonshme të fuqisë blerëse të vendit. Në tërësi edhe nga vetë turistët ka pasur një vlerësim shumë pozitiv", tha Kryeministri.

Përsa i përket faktorëve që ndikojnë në rritjen e numrit të turistëve, Berisha veçoi infrastrukturën. Investimet në infrastrukturë, sipas tij, "janë bërë përcaktuese në këtë zhvillim të madh dhe të shpejtë të turizmit.

"Vetëm në qarkun e Vlorës janë ndërtuar apo janë në ndërtim mbi 250 km rrugë kombëtare, rurale apo dytësore. Nuk them se të gjitha janë në funksion të turizmit, por 90 për qind e tyre janë tërësisht të brezit turistik dhe të zonave turistike të këtij qarku", tha Berisha.

Kreu i qeverisë informoi se "në total, ky qark ka marrë 670 milionë euro investime". "Ne duhet të kemi parasysh se rreth 30-40 km të ultësirës bregdetare përfshihet në territorin e bashkive, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e bregut është në territor komunash. Fuqia administrative e komunave nuk mund të pretendohet të jetë e barabartë me atë të bashkive", tha Kryeministri Berisha.

Në këtë drejtim, ai solli në vëmendje shembullin e gjirit të Lalëzit ku përveç angazhimit të qeverisjes vendore ka pasur një ndërhyrje serioze në ndërtimin e infrastrukturës së zonës nga qeveria qëndrore.

Qeveria, tha Kryeministri Berisha, ka parashikuar një ndihmë të posaçme për përmirësimin e infrastrukturës në zonat që zbresin drejt detit.

Kryeministri vlerësoi edhe qëndrimin shumë pozitiv të Ministrisë së Mjedisit ndaj individëve të papërgjegjshëm që derdhin ujërat e zeza në det. "Ju kërkoj të gjithëve që të zbatoni rreptësinë e ligjit ndaj tyre, pasi kjo përbën krim të rëndë kundër mjedisit. Nëse babëzia i shtyn në verbëri edhe shteti do të tregoj të gjithë forcën e ligjit. Këta janë vetëm një grusht shumë i vogël njerëzish", tha Berisha.

Sipas tij "kjo situatë ekziston tek zona e Shkëmbit të Kavajës dhe në Golem, ku po bëhet projekti për ndërtimin e kolektorit". Shqiptarët, tha Kryeministri, nuk kanë traditë në turizëm si vendet fqinje, ndaj duhet të luftojnë që ta krijojnë këtë traditë. "Sipas disa statistikave të pasaktësuara sektori i turizmit punëson rreth 140 mijë persona në të gjithë vendin", tha Kryeministri.

Publikuar: 13.08.2010 | 05:28
Lexuar: 681 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime