Komandanti i NATO-s sot paradite do të pritet nga kryetari dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Branko Cërvenkovski, ndërsa do të takohet edhe me kryeshefin e SHM të ARM-së gjeneral nënkolonel Mirosllav Stojanovski dhe ministrin e Mbrojtjes e Maqedonisë Zoran Konjanovski.
Komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s me seli në Napoli, admirali Mark Ficxherald, sot duhet të mbërrijë për vizitë punuese në Maqedoni.
Në kuadër të vizitës dyditëshe, komandanti i NATO-s do të realizojë takime me kreun shtetëror dhe ushtarak.
Komandanti i NATO-s sot paradite do të pritet nga kryetari dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Branko Cërvenkovski, ndërsa do të takohet edhe me kryeshefin e SHM të ARM-së gjeneral nënkolonel Mirosllav Stojanovski dhe ministrin e Mbrojtjes e Maqedonisë Zoran Konjanovski.
Në ditën e dytë të vizitës, admirali Ficxherald do ta vizitojë njësinë për dedikime të posaçme.
Admirali Ficxherald mbërrin në Maqedoni, pas vizitës së djeshme në Shqipëri.
/Makfaks/