BPRM do të vazhdojë t'i ndjek lëvizjet e ekonomisë vendore dhe asaj botërore në bazë të së cilës do të vazhdojnë intervenimet e mëtutjeshme të bankës.
Shkalla e kamatës zvogëlohet për 0,5 për qind pikë, nga 5 në 4,5 për qind, kumtoi sot guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) Petar Goshev.
Zvogëlimi, siç tha Goshev, është në drejtim të mbështetjes së sektorit bankar dhe për përmirësimin e ekonomisë së Maqedonisë në përgjithësi.
BPRM do të vazhdojë t'i ndjek lëvizjet e ekonomisë vendore dhe asaj botërore në bazë të së cilës do të vazhdojnë intervenimet e mëtutjeshme të bankës.
Guvernatori Goshev vlerësoi se rreziqet më të mëdha për ekonominë e Maqedonisë për momentin janë ngjarjet në ekonominë botërore dhe kërkesa e jashtme.