Nesër 825 maturantë të paraqitur do të japin provimin e parë ekstern - gjuhën amtare (maqedonisht, shqip apo turqisht), ndërsa të hënën 1.925 kandidatë do të testohen për lëndën e dytë eksterne - matematikë, gjuhë të huaj (gjuhë angleze, gjermane, franceze apo ruse), filozofi dhe estetikë.
Për afatin e gushtit për dhënien e maturës shtetërore janë paraqitur 2.255 kandidatë nga 87 shkolla të mesme në Maqedoni.
Nesër 825 maturantë të paraqitur do të japin provimin e parë ekstern - gjuhën amtare (maqedonisht, shqip apo turqisht), ndërsa të hënën 1.925 kandidatë do të testohen për lëndën e dytë eksterne - matematikë, gjuhë të huaj (gjuhë angleze, gjermane, franceze apo ruse), filozofi dhe estetikë.
Nga 2.255 kandidatët e paraqitur, 654 nxënës janë me gjimnaz, 1.582 nga arsimi profesional i mesëm dhe 19 nga shkollat e artit.
Për maturë shkollore dhe provim përfundimtar janë paraqitur mbi 10 për qind nga numri i përgjithshëm i nxënësve, gjegjësisht rreth 2.300 nga 20.964 nxënës të cilët e përfunduan vitin e katërt në 2009/2010