Urdhërohet të merren masa kundër detyruesve, ndërsa për këtë insistojnë edhe nga KE-ja, BQE-ja dhe FMN-ja, të cilët kryejnë inspektim për reformat për zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe borxhit shtetëror të Greqisë.
Grupe speciale të "rambove" në Greqi do të kërkojnë dhe arrestojnë detyrues tatimorë. Ministria e Financave ka për qëllim të grumbullojë 26,4 miliardë dollarë nga grekët, të cilët kanë deklaruar të ardhura të pakta dhe prona që të mos paguajnë tatime, publikoi gazeta Vima.
Urdhërohet të merren masa kundër detyruesve, ndërsa për këtë insistojnë edhe nga KE-ja, BQE-ja dhe FMN-ja, të cilët kryejnë inspektim për reformat për zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe borxhit shtetëror të Greqisë.
"Nën thjerrë" do të jenë pronarët e pronave të ishujve dhe më së tepërmi të Mikonosit dhe Santorinit. Autoritetet kanë për qëllim të paguajnë edhe tatime edhe nga pronarët e dyqaneve nga qendra e Athinës.
Të dhënat nga verifikimet e deritanishme tregojnë se 3.800 grekë kanë pronë të madhe të patundshme dhe si pronarë paraqiten kompanitë of-shor, që të mos paguhen tatime. Janë regjistruar edhe 3.800 pronarë të jahtave të shtrenjta.