E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Koncerti do të filloj në orën 19.00, pas përformancave të dy grupeve kosovare, rreth orës 21.00 pritet të ngjiten në skenë 13 anëtarë të grupit.
Morcheeba koncert nė Prishtinė

















Ndonëse koncerti i Eros Ramazotit dështoj të mbahet në Prishtinë javën e kaluar, kështu nuk do të ndodh edhe me njërin nga grupet më të njohura të zhanrit trio–hop në botë, anglezët “Morcheeba”. Sonte, me 11 gusht ata pritet ta ndezin publikun në Prishtinë.

Petrit Selimi, organiziator i koncertit siguron publikun kosovar se gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve. “Pas dështimit të Eros Ramazottit në Kosovë, kanë pyetur shumë qytetarë se mos mund të ndodh e njëjta gjë edhe më këtë koncert, por mund të ju sigurojmë se gjithçka është duke shkuar sipas planit.

Skena është ardhur në Kosovë dhe është duke u instaluar. Ata që e kanë parë, kanë mundur ta vërejnë se
është skena më e madhe që është instaluar ndonjëherë në Kosovë, shumë më e madhe se e koncertit të “50 cent” dhe e “Snoop Dogg”.

Koncerti do të filloj në orën 19.00, pas përformancave të dy grupeve kosovare, rreth orës 21.00 pritet të ngjiten në skenë 13 anëtarë të grupit.

Me kontratë e kemi që të këndojnë 1.30 minuta, por me vullnetin e tyre mund edhe të këndojnë më gjatë” thotë Petriti duke shtuar se presin që në këtë koncert të mblidhen deri në 3000- 4000 veta, ndërsa biletat për këtë koncert kanë kushtuar 6 euro, por ditën e fundit ato mund të ndryshojnë nga 8 e më shumë euro.

“Morcheeba” vjen në Prishtinë me ndihmën e kompanisë “Ipko” të cilët më herët kishin sjell edhe yjet botërorë “50 cent” dhe “Buena Vista”.

Publikuar: 13.08.2010 | 07:10
Lexuar: 456 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime