E shtunë, 1.11.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

ProCredit Bank egziston në sistemin bankar të Maqedonisë pothuajse dy vjetë e gjys. Qëllimi kryesor për cka u hap kjo bankë në Maqedoni , është qasja sa më e lehtë e bizneseve te kreditë. Atëherë Banka filloi prej në zero. Sot, ProCredit Bank ka kapital prej 10 milion Euro, Aktivë prej 68 milion Euro, 16 filijala dhe 320 të punësuar. Në shikim të parë krijohet përshtypje se bëhet fjalë për bankë të vogël që nuk ka shumë domethënje. Por, vetëm në shikim të parë .!
Pro Credit Bank - Maqedoni
Hyrja e ProCredit Bank, në Maqedoni, futi freskim të vërtetë në tregun bankar maqedonas. Për dy vjetë e gjys pune, ekipi i ri disbursoi kredi me vlerë prej 92. milionë Euro në mbi 22.500 biznese te vegjël.

Por suksesi më imadh është që, ndoshta qasje te keto kredi kanë ato ndërmarrje të cilat deri tani nuk kanë mundur as të mendojnë për kredi nga banka.Që nga vetë hyrja në ProCredit Bank, fitohet një përshtypje se bëhet fjalë për Bankë që ka shpirt, karakter të vecantë dhe mënyre komunikimi, të cilin me kujdes e afirmon. Hapsirë afariste e rregulluar në menyrë moderne dhe akonvencionale, shumë ngjyra dhe entuzijazëm tek njerëzit e ri.
Ky pasqyrim ndoshta më së paku asocionon në bankë. Por, kjo është zgjidhja që ProCredit Bank me vetëtdije e zgjedh për ta përçuar mesazhin - se është krejtësisht e ndryshme nga bankat e tjera.

ProCredit Bank egziston në sistemin bankar të Maqedonisë pothuajse dy vjetë e gjys. Qëllimi kryesor për cka u hap kjo bankë në Maqedoni , është qasja sa më e lehtë e bizneseve te kreditë. Atëherë Banka filloi prej në zero. Sot, ProCredit Bank ka kapital prej 10 milion Euro, Aktivë prej 68 milion Euro, 16 filijala dhe 320 të punësuar. Në shikim të parë krijohet përshtypje se bëhet fjalë për bankë të vogël që nuk ka shumë domethënje. Por, vetëm në shikim të parë .!

"Fuqia jonë nuk është tek madhësia, por në filozofinë, ti përmbajmë bizneset e vegjël dhe të sigurojmë qasje të shërbimeve bankare për njeriun e zakonshëm. Duam të jemi sa është e mundur ,më afër klientëve tanë. Domethënë, ideja jonë nuk është të jemi më modern ose të kemi reklamen më inovative, por të jemi të arritshëm për të gjithë njerëzit në shtetin tonë ."
Thotë Borislav Kostadinov, drejtori i parë gjeneral i ProCredit Bank-ës.

ProCredit Bank deri më tani ka disbursuar mbi 22.500 kredi në vlerë totale prej rreth 92 milion Euro. Pjesa më e madhe e tyre janë aprovuar në tregti, e pastaj në prodhim dhe shërbime.

Për sukses më të madh në punën e deritanishme, e konsiderojnë vetë faktin që arritën ti bindin bankat e tjera se kreditimi i bizneseve të vegjël nuk është aq i rrezikshëm sa mendojnë. Ndoshta intereset e tyre nuk janë më të ulët, por prandaj kreditë e tyre mund ti marrin edhe njerëz të cilët deri më tani as nuk kanë menduar që mund të kreditohen.

Kreditimi i bizneseve të vegjël dhe të mesëm ka egzistuar në Maqedoni edhe para hyrjes së ProCredit Bank. Por, shumë shpesh këto biznese ishin të lënë pas dore nga bankat e tjera , si klientë të rrezikshëm. Shkaku kryesor ishte asimetria informative, ose mosegzistimi i të dhënave relevante, mbi bazë të të cilave mund të vlerësohet aftësia kreditore e ndërmarjes.

ProCredit Bank solli tek ne atë që në shtetet e zhvilluara aplikohet kohë më parë. Analiza kualitative e punës së cdo ndërmarjeje. Me këtë vetëm përdëftoi, se nëse banka ka punëtor mirë të trajnuar, projekte të mira lehtë te gjejen. Të punësuarit e ProCredit Bank e bëjnë po këte gjë.Ata shkojnë drejt në vend edhe në fshatrat më të largëta maqedonase, nëpër ferma, stacione për blerje të qumështit dhe njerëzve u sqarojnë cfarë janë kreditë bankare.


ProCredit Bank krenohet që me agro-kreditë e saj deri tani janë aktiviziuar rreth 6.000 hektarë tokë bujqësore. Numrin e madh të bujqëve individual në Maqedoni, të cilët deri para disa vitesh ishin plotësisht të lënë pas dore nga bankat, ProCredit Bank i sheh si klientë me potencijal të madh.

"Te bujqët individual asimetria informuese është akoma më e madhe, sepse ata asjnëherë nuk kanë pasur përkrahje bankare. ProCredit Bank filloi të aprovojë agro-kredi prej në gusht vitin e kaluar. Së pari filluam me kreditin e bujqëve në rajonin e Strumicës, e pastaj Manastirit, kurse tash edhe Strugës Ohrit , Gostivarit, Kumanovës. Vizitojmë vende që nuk kanë qenë të vizituara asnjëherë nga asnjë institucion dhe janë shumë të larguara nga qytetet. Mund të them se kërkesa për agrokredi është shumë e madhe dhe kemi shumë sukses me këto kredi." Thuhet në ProCredit Bank.


Njerëzit e ProCredit Bank gjejnë menyra originale për të arritur deri tek njeriu i zakonshëm. Për shembull, ProCredit Bank ka raporte shumë të mira me prodhuesit e qumështit. Të punësuarit e saj shkojnë bashkë me blerësit e qumështit dhe fshatarëve ju rrëfejnë se cka është kredi bankare, cfarë ofron ProCredit Bank, si dhe cilat janë kushtet e volitshme nëse ata përdorin kreditë e tyre.

Ndërmarja që aplikon për kredi në ProCredit Bank, duhet të egzistojë minimum tre muj. Nga ProCredit Bank thonë se pjesa më e madhe e ndërmarjeve që kanë shfrytëzuar kredi janë relativisht të reja dhe posa të themeluara, të cilat me ndihmën e kredisë se tyre kanë hapur nga shumë vende pune të reja. Vlera më e vogël e kredisë është 100 Euro, e më e madhja 500.000 Euro. Të dhënat e tyre tregojnë se mbi 90% përqind e kredive të aprovuara nga ProCredit Bank janë me vlerë deri në 10.000 Euro. Vlera mesatare e kredive të miratuara nga ProCredit Bank sillet rreth 3.500 deri në 4.000 Euro.

DUHET TE KREDITOHET ME MENCURI
ProCredit Bank është sidomos krenare me suksesin e saj të arritur në rritjen e bazës depozitare. Deri më tani ajo numeron afërsisht 39 milion Euro në depozita. Një pjesë e madhe e kursyesve tanë janë njerëz nga brendësia e shtetit, te cilët për herë të parë në jetën e tyre deponojnë mjetet ne ndonjë bankë. Ato praktikisht janë të holla të nxjerura nga nën jasteku.

"Pjesa më madhe e kursyesve tanë janë njerëz që për herë të parë vendosin kursimet e tyre në bankë, e asnjëherë më parë nuk kanë kursyer në asnjë bankë tjetër. Ky është një sukses i veçantë për ne, sepse ne, si bankë, kemi arritur ta fitojmë besimin e tyre. Por, kjo është e rëndësishme për të gjithë sistemin bankar, sepse bëhet fjalë për para të reja, që deri atëherë nuk kanë qenë fare të futura në sistemin bankar.", thotë Kostadinov

Me aktivizimin e depozitave kursyese, ProCredit Bank në menyrë më aktive filloi kah fundi i vitit të kaluar. Atëherë Banka kombëtare e Maqedonisë i dha leje të madhe bankare, pasi akcionerët e ProCredit Bank vendosën të risin kapitalin e Bankës nga 6 ne 10 milion Euro. Thone se, që atëhere kanë filluar në menyrë më aktive edhe të disbursojnë kredi për qytetarët.

rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Por, vetëm mënyra e mençur e qasjes kah kreditimi I popullatës. Edhe këtu Banka ka përcaktuar një qëllim. Kreditë për blerje të mallrave të importuar, vetëm do ta risin defiçitin në vend.

"Për ne, hap I mençur ekonomik është kreditimi për renovime të banesave. Me renovim, shpesh përdoren materijale të prodhuara në ndërmarjet e vendit, me çka inicohet edhe kërkesa e prodhimeve të vendit, pa u rritur defiçiti I vendit" shpjegon Kostadinov


ProCredit Banka, ska kohë që filloi të botojë kartelet e brendit Visa International. Përveç Visa, botojnë edhe MasterCard, kurse kanë korrespondencë për ndërmjetësim të Diners karteleve pagesore. ProCredit Bank boton edhe kartelen e vetë ProCard, e cila është gratis dhe mund të përdoret në të gjitha bankomatet e ProCredit Bank-ës.


Vlerësimet e tyre tregojnë se biznesi me kartelet pagesore, së shpejti do të zhvillohet në Maqedoni.
"Numri i karteleve të botuara krahasuar me numrin e banorëve të Maqedonisë është akoma nën nivelin e duhur të shteteve në rajon. Në punën me kartele egziston një hapsirë e madhe për zhvillim të të gjitha bankave." Thonë në ProCredit Bank.


ProCredit Banka ka 16 filijale nëpër të gjitha qytetet më të mëdha të Maqedonisë. Filijalin e fundit e hapën në Shtip. Thonë se ju vjen keq që kaq vonë erdhën në qytetin e industrisë së tekstilit, por, shpjegojnë se, vonesa është për shkak se drejtuesit insistojnë që të punësuarit t'i trajnojnë vetë nëpër filijale.

Kah fundi i vitit ProCredit Bank, do ta hapi edhe një filijal në Shuto Orizari.Ajo do të jetë banaka e vetme në këtë vendbanim.

"Qëllimi ynë me hapjen e ketij filijali në Shuto Orizari, nuk është vetëm të disbursojmë kredi, sepse klientët e atjeshëm mund t'i shërbejmë edhe nga filijalet e tjerë. Thjeshtë, duam që të gjithë qytetarët e Maqedonise të kenë trajtim të njejtë në fushën bankare. Ne, mbi të gjitha, jemi Bankë e njerëzve të zakonshëm:" thotë njeriu i parë i ProCredit Bank, Borislav Kostadinov.

Në fillim të vitit të ardhshëm, ProCredit Bank, planifikon të hap filijalin në Veles, e më pas në Prilep, Kavadarci, Kërçovë dhe Gjevgjeli. Planifikohet që deri në fund të vitit të ardhshëm ProCredit Bank, të ketë gjithsejt 23 filijale nëpër gjithë shtetin.

Nga ProCredit Bank thonë se , shumë është e rëndësishme rrjeta e tyre e ATM-ëve. Deri tani kanë kanë montuar rreth 20 bankomate nëpër gjith shtetin, e vitin planifikojnë ta mbyllin me 30 bankomate gjithsejt. Për vitin e ardhshëm lajmërojnë rritje të hatashme te numrit të bankomateve nëpër shtet.
Ralf Bret, Ambasador I R.së Gjermanisë në Maqedoni ProCredit Bank, si bankë me kapital të shumtë gjerman,përfaqson përkrahjen gjermane dhe kontributin e tyre kushtuar zhvillimit ekonomik të Maqedonisë.
Që nga fillimi e deri më tani, ProCredit Bank, shënon hapa shumë të rëndësishëm për rritjen e mikro-ndërmarjeve, të cilave u nevojitet përkrahje e madhe finansiare për zhvillimin e tyre, rritjen e numrit të klientëve dhe numrin e filijaleve. KAPITAL

Publikuar: 07.10.2008 | 19:48
Lexuar: 2568 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime