E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithashtu, me projektligjin e ri do të fillojë të funksionojë edhe Qendra Kombëtare e Artit. Në këtë Qendër, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve delegon të gjithë projektin e fondeve artistike, që me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do të bëhen më nga ministria, por nga ky institucion i ri.
Qeveria miraton P/Ligjin e ri pėr artin dhe kulturėn









A.Gjonaj

- Këshilli i Ministrave miratoi të premten projektliligjin e ri për artin dhe kulturën, nëpërmjet së cilit për herë të parë, trajtohen të gjitha gjinitë e artit.

Deri tani ka pasur një ligj për artin skenik, i cili trajtonte vetëm artin dramatik dhe muzikën, ndërsa në projektligjin e ri futen edhe libri dhe artet pamore, duke mbyllur të gjithë spektrin e gjinive të artit.

Sipas burimeve zyrtare të Kryeministrisë, projektligji, në nenin 5 të tij, mundëson ngritjen e dy institucioneve të reja, Teatrit Kombëtar të Komedisë dhe të Cirkut Kombëtar, premtime këto që Kryeministri Berisha i ka bërë në takimet me artistët.

Gjithashtu, me projektligjin e ri do të fillojë të funksionojë edhe Qendra Kombëtare e Artit. Në këtë Qendër, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve delegon të gjithë projektin e fondeve artistike, që me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do të bëhen më nga ministria, por nga ky institucion i ri.

Projektligji do të mundësojë që nga granti për kulturën, që qeverisja qendrore delegon tek qeveritë lokale, një pjesë e këtij fondi të lihet në dispozicion për funksionimin e teatrove të rretheve, të cilët po mbijetojnë më shumë vështirësi

Publikuar: 13.08.2010 | 22:57
Lexuar: 425 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime