E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka shenja se ekonomitë në Francë, madje edhe në Spanjë kanë shënuar rritje në periudhën prill - qershor, me gjithë krizën e borxhit grek dhe tronditi rajonin në fillim të këtij viti.
Gjermania shėnon rritje rekorde ekonomike









Të premten bëhen publike statistikat për rritjen ekonomike për vendet evropiane që përdorin euron.

Këto shifra pritet të tregojnë rritje.

Ekonomia gjermane ka shënuar një rritje prej 2.2 për qind në tremujorin e fundit, tregojnë statistikat paraprake të dhëna nga qeveria gjermane, transmeton BBC.

Kjo rritje, shënon edhe ecurinë më të mirë të ekonomisë gjermane që prej ribashkimit.

Ka shenja se ekonomitë në Francë, madje edhe në Spanjë kanë shënuar rritje në periudhën prill - qershor, me gjithë krizën e borxhit grek dhe tronditi rajonin në fillim të këtij viti.

Por, rritja e ekonomisë gjermane është më e madhe se ajo e vendeve të tjera dhe, në fakt, është një rritje rekord edhe për vetë Gjermaninë që nga unifikimi i saj, sipas zyrës kombëtare të statistikës, Destatis.
Një nga faktorët për këtë rritje të madhe të ekonomisë janë eksportet e forta të ndihmuara nga brishtësia e euros.

Statistikat për vendet e tjera të eurozonës do të publikohen më vonë.

Publikuar: 13.08.2010 | 23:36
Lexuar: 325 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime