E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me kuartalin e fundit Komuna e Gostivarit ka tërhequr investime kapitale në vlerë 30 milion denar nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Ministria e Transportit, dhe kanë të bëjnë vetëm në investime kapitale me ndërtimin e kanalizimeve fekale dhe atmosferike dhe ujësjellësve.
Gostivari vazhdon me investime













Këshilli i Komunës së Gostivarit, mbajti seancën e 48-të parën për vitin 2009, ndërsa këshilltarët me 23 vota pro miratuan Raportin Kuartal-IV për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2008.

Me kuartalin e fundit Komuna e Gostivarit ka tërhequr investime kapitale në vlerë 30 milion denar nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Ministria e Transportit, dhe kanë të bëjnë vetëm në investime kapitale me ndërtimin e kanalizimeve fekale dhe atmosferike dhe ujësjellësve.

Në seancën e 48-të u miratuan edhe raportet për punë gjatë vitit 2008 për Ndërmarrjet Publike “Gostivar”, “Komunalec”, “Higjiena” dhe “Rinia”, gjithashtu u miratuan edhe programet për punë të Ndërmarrjeve Publike “Gostivar”, “Komunalec”, “Higjiena” dhe “Rinia” për vitin 2009.

Këshilltarët komunal miratuan edhe propozim vendimet për emërimin e anëtarit të këshillit shkollor të shkollave “ Goce Dellçev” Gostivar, “Gjon Buzuku” Sërmnovë, “Çajla” Çajlë, “Faik Konica” Debresh dhe shkollës së muzikës “Enver Stafai” Gostivar.

Me shumicë votash u miratua edhe propozim programi për përpunimin, ndryshimin, plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2009.

Publikuar: 30.01.2009 | 19:33
Lexuar: 1236 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime