E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Biondja seksi ishte xhindosur pasi kishte zbuluar se bosët e këtyre kompanive, kanë përdorur fotot e saj për të promovuar ngjarjet e tyre, edhe pse nuk kanë kërkuar leje nga ajo.
Nuk ka lojė me Joanna Krupa-n





Supermodelja seksi Joanna Krupa, nuk është aspak e lumtur që dy kompani kanë përdorur fotot e saj pa miratimin e saj dhe tani ka vendosur t’i padis ato, duke u kërkuar nga 25 mijë dollarë dëmshpërblim secilës.

Biondja seksi ishte xhindosur pasi kishte zbuluar se bosët e këtyre kompanive, kanë përdorur fotot e saj për të promovuar ngjarjet e tyre, edhe pse nuk kanë kërkuar leje nga ajo.

Dhe ish garuesja e shout "Dancing With the Stars", tani ka ngritur padi në gjykatën e Los Anxhelosit, duke kërkuar që këto kompani t’ia paguajnë asaj dëmshpërblim.

“Ajo ndjehet e zemëruar, sepse askush nuk ka kërkuar leje nga ajo. Fotot e saj janë përdorur për qëllime promovimi dhe tani ajo kërkon dëmshpërblim për këtë”, ka thënë zëdhënësi i
saj.

Nuk e ka problem që të pozoj tërësisht lakuriqe

Supermodelja e njohur njihet për atë se nuk e ka fare problem që të zhvesh rrobat e saj për reklama dhe revista të ndryshme.

Ajo ishte paraqitur tërësisht lakuriqe edhe për revistën erotike më të njohur në botë, Playboy”, për të cilën ishte paguar 500 mijë dollarë. Mirëpo, nuk është vetëm kjo revistë në të cilën ajo ka pozuar lakuriq.

Ajo gjithashtu falas kishte ofruar trupin e saj lakuriq për shoqatën që mbron të drejtat e kafshëve “PETA”, duke u paraqitur në një fushatë krishtlindjesh për dyqanin e kafshëve të kësaj shoqate.

Bukuroshja me prejardhje nga Polonia, kishte bërë që adhuruesit e kafshëve të mos mendojnë dy herë për të blerë një këlysh nga ky dyqan, pasi fotot e saj ishin tejet seksi dhe provokuese.
Joanna Krupa
Joanna Krupa
Joanna Krupa
Joanna Krupa

Publikuar: 14.08.2010 | 07:33
Lexuar: 1235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime