E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Jakupi përkujtoi se problemi me të cilin ballafaqohen banorët është i vjetër 40 vjet dhe i hodhi poshtë akuzat e djeshme nga kryetari i komunës së Haraçinës, Basri Bajrami, se ai ka motive politike në realizimin e projektit.
Jakupi: Ndėrtimi i kanalizimit fekal nė Hasanbeg po zhvillohet sipas dinamikės sė planifikuar











- Përfitimet nga kanalizimi fekal, i cili po ndërtohet në lagjen Hasanbeg do ta ndjejnë të gjitha komunat përreth, duke e përfshirë edhe atë të Haraçinës, ku ujërat e zeza më nuk do të derdhen në kanalin e kontestueshëm, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi, në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai në vendin ku po ndërtohet rrjeti fekal në Hasanbeg theksoi se projekti ka filluar të realizohet para 10 ditëve dhe se punët po zhvillohen sipas afateve të parashikuara.

Ministri Jakupi përkujtoi se problemi me të cilin ballafaqohen banorët është i vjetër 40 vjet dhe i hodhi poshtë akuzat e djeshme nga kryetari i komunës së Haraçinës, Basri Bajrami, se ai ka motive politike në realizimin e projektit.

"Për mua të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të barabartë, ndërsa me këtë rast dëshiroj ta përkujtoj kryetarin e Haraçinës se pastrimi i kanalit, i cili është rrezik për banorët e këtij rajoni, është kompetencë e tij", tha Jakupi.

Projekti për rrjetin fekal të kanalizimit i cili po ndërtohet në komunën e Hasanbegut, e i cili duhet të kalojë nëpër shumë vendbanime kushton 600.000 euro. Realizimi i tij është paraparë të përfundojë për dy vite.

Publikuar: 14.08.2010 | 22:57
Lexuar: 596 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime