E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

KB apeloi që Pakistanit t'i sigurohen 460 milionë dollarë, ndërsa autoritetet pakistaneze theksojnë se janë të nevojshme miliardë dollarë për rindërtimin e vendit, pasi të tërhiqet uji.
Konfirmohet paraqitja e kolerės nė Pakistan









Paraqitja e kolerës në rajonet e vërshuara në Pakistanin veriperëndimor paraqet kanosje për miliona persona, jeta e të cilëve është e rrezikuar nga vërshimet më të mëdha në 80 vitet e kaluara.

Kombet e Bashkuara kumtuan sot se është konfirmuar paraqitja e kolerës në pjesën veriperëndimore të vendit, por aktivistët humanitarë dyshojnë se sëmundja është e kufizuar vetëm në këtë rajon.

Një rast i kolerës është konfirmuar në qytetin më të madh të luginës Svat, Mingori, ndërsa ka akoma raste të dyshimta, deklaroi zëdhënësi i KB-së, Mauricio Xhuliano.

Ai theksoi se për shkak rrezikut të madh nga kolera, në vend të testimit, të gjithë ata të cilët kanë diarre akute trajtohen si për kolerë.

Ceremonia e shënimit të Ditës së pavarësisë së Pakistanit nga autoritetet britanike në vitin 1947, e cila zakonisht mbahet në kryesi, është anuluar, por kryeministri Jusuf Raza Gilani sot në mëngjes mori pjesë në ngritjen e flamurit. Pritet funksionarët e lartë paksitanezë sot t'i vizitojnë viktimat nga vërshimet, ndërsa rajonet më të goditura do t'i vizitojë edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.

Nga fundi i muajit të kaluar nga vërshimet humbën jetën 1.500 persona, u shkatërruan qindra mijëra shtëpi, ndërsa u goditën 14 milionë persona.

KB apeloi që Pakistanit t'i sigurohen 460 milionë dollarë, ndërsa autoritetet pakistaneze theksojnë se janë të nevojshme miliardë dollarë për rindërtimin e vendit, pasi të tërhiqet uji.

Presdienti amerikan Barak Obama i uroi Pakistanit Ditën e pavarësisë dhe i porosit se SHBA-ja nuk do ta lë vetë në këtë moment dhe se do të ndihmojnë në ripërtëritjen e vendit.

SHBA-ja deri më tani për banorët e rrezikuar të Pakistanit ndau 76 milionë dollarë. Departamenti shtetëror kumtoi se përveç kësaj shume, SHBA-ja ka siguruar edhe ndihmë shtesë përmes aktivitetit humanitar.

Publikuar: 14.08.2010 | 22:59
Lexuar: 179 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime