E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti ka për qëllim që fëmijëve të këtyre familjeve, t'u mundësohet mbarimi të paktën i shkollës së mesme. Me këtë projekt të Bankës Botërore, 18 000 familje të cilat marrin ndihma sociale, do të mund të përfitojnë nga 12.000 denarë në vit.
Banka Botėrore, ndihma pėr 18 000 familje sociale













Banka Botërore i ka livruar Maqedonisë, fonde të cilat do të mund t'i përdorin vetëm familjet që marrin ndihmë sociale nga shteti.

Projekti ka për qëllim që fëmijëve të këtyre familjeve, t'u mundësohet mbarimi të paktën i shkollës së mesme. Me këtë projekt të Bankës Botërore, 18 000 familje të cilat marrin ndihma sociale, do të mund të përfitojnë nga 12.000 denarë në vit.

"Do të përfshihen gjithsej 18.000 familje shfrytëzues të ndihmave sociale, kjo do të thotë se në programin nga sfera e arsimit, program i cili do të përfshijë të gjithë shfrytëzuesit e ndihmave sociale, fëmijët e të cilave janë në shkollë të mesme", tha Xhelal Bajrami, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

"Projekti është dizajnuar për dhënien e ndihmës financiare, familjeve të varfra për të mundësuar që fëmijët e tyre të përfundojnë shkollën e mesme", theksoi Xhejn Armitaxh, drejtoresha e Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Evropën Juglindore.

Projekti gjithashtu parashikon edhe sigurimin e ndihmave mjekësore për këtë kategori njerëzish, ndërsa bisedimet për pranimin e këtij projekti kanë zgjatur 9 muaj. Aplikimi për marrjen e këtyre fondeve do të bëhet nga 1 shtatori i këtij viti, ndërsa afati i projektit është 3 vjet.

Nevzat Mamuti

Publikuar: 30.01.2009 | 21:25
Lexuar: 787 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime