E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Orgesa Zaimi sapo është celebruar, gjatë një ceremonie krejtësisht intime jo popullore, që i ka dhënë statusin « e martuar » këngëtares 25-vjeçare të rock-ut, me gazetarin Mentor Beqa.
Orgesa Zaimi martohet nė bashki me gazetarin pas shtatė vite njohjeje













Si një rokere e vërtetë ajo e provoi të shihte veten se si dukej me fustan nuseje pak para celebrimit në Tiranë. Realizoi disa foto me një fustan të bardhë dhe vello të stiluar nga Anila Zajmi, ndoshta me qëllimin për të parapërgatitur miqtë ndërsa kishte bërë plan të martohej vërtet. Ishte një provë edhe për të parë veten nuse, pak para celebrimit në bashki këto ditë të nxehta gushti. Orgesa Zaimi sapo është celebruar, gjatë një ceremonie krejtësisht intime jo popullore, që i ka dhënë statusin « e martuar » këngëtares 25-vjeçare të rock-ut, me gazetarin Mentor Beqa.

Dhe ishte ky një vendim i ndoshta edhe i papritur i artistes për ta finalizuar me martesë lidhjen e saj të dashurisë dhe për të filluar një jetë të re jashtë Shqipërisë më 1 tetor. Pas ceremonisë, të sapomartuarit do të nisen drejt Gjenevës në vjeshtë dhe do të qëndrojnë gati dhjetë muaj atje. Është kjo një zgjedhje e këngëtares për t’u larguar për pak kohë nga Shqipëria, jo për të lënë pezull karrierën muzikore, por për këtë largim relativisht të gjatë që do t’i bënte mirë karrierës së saj edhe për të reflektuar në sensin artistik. Por mund të konsiderohej dhe si një « muaj mjalti » që do të zgjasë plot 10 muj për të shijuar martesën e saj, në një vend tjetër.

Arsyeja e largimit është se Mentori do të ndjekë studimet master në Gjenevë dhe Orgesa ka vendosur ta ndjekë atë për t’u rikthyer sërish në Tiranë në korrikun e vitit tjetër. Orgesa dhe Mentori janë njohur në një redaksi gazete shtatë vite më parë ,edhe pse nga ai takim rastësor nuk e kishin imagjinuar që mund të lidheshin bashkë. Këngëtarja deklaroi për herë të parë në një intervistë për gazetën « Panorama » për këtë lidhje, duke pohuar se të dy i bashkon dhe pasioni i njëjtë që kanë për gazetarinë. Gjithashtu, ajo deklaroi se do të rrezikonte të gjitha punët e saj, përfshirë edhe karrierën për të qenë afër tij. Si të dashuruar dhe partnerë u bënë para tri vitesh ndërsa qëndruan të fejuar për rreth dy vite.

Ndërkohë, përsa i përket muzikës pas klipit “Pasqyrat”, ku këngëtarja shfaqej në një perfomancë të lojës me pasionin, ende nuk e dimë se kur do të rikthehet me një klip të ri. Trajtimi i videos ishte shumë biografik, sepse në të dyja Orgesat mishëroheshin dy kohë të jetës së saj: Orgesa e pasionit e veshur me të zeza, dhe Orgesa fëmijë e veshur në të bardha, që personifikon lojën e saj me ëndrra për t’u bërë një këngëtare e madhe. Çdo javë Orgesa ishte e pranishme në panelin gjykues në “Star Academy” në “Tv Klan” ku bëri suport për një nga konkurrentët e « Star Academy » si dhe këndon “live” tek “Fari Club » me orkestrën e “Top Show-t” të “Top Channel”. Gjithsesi të gjitha këto angazhime si dhe emisionin e saj në radio, që e ka shumë për zemër, ajo do t’i lërë për t’iu rikthyer sërish vitin tjetër.

Publikuar: 15.08.2010 | 02:39
Lexuar: 935 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime