Këngëtari korçar i jep fund martesës, gjykata vendos që djali të jetojë me të ëmën
Endri Prifti, ose djali plangprishës i vëllezërve korçarë tashmë të njohur si këngëtarë, i ka dhënë fund martesës nga bashkëshortja e tij e dytë. Vetë Endri nuk ka pranuar të prononcohet askund për këtë vendim të jetës së tij, por nga burimet tona jemi informuar se ai i ka dhënë fund martesës para 5 muajsh, duke e zgjidhur në Gjykatën e Korçës martesën e tij. Nuk dihen arsyet e vërteta të divorcit, por komentet më parë kanë qenë për shkak të xhelozisë së ish-bashkëshortes, e cila mesa duket nuk ka përballuar jetën në largësi me një burrë të famshëm.
Nga kjo martesë Endri kishte një djalë 2-vjeçar, për të cilin gjykata vendosi që tia caktojë në kujdestari, ish-bashkëshortes. Kjo ishte martesa e dytë e këngëtarit korçar, të cilës ai sapo ka vendosur ti japë fund. Për herë të parë këngëtari u shfaq në publik me bashkëshorten, ndërsa argëtoheshin në ambientet e Mai Tai në Tiranë. Këngëtari korçar i jep fund martesës, gjykata vendos që djali të jetojë me të ëmën stan shumë elegant, me fytyrë dhe forma të bukura, edhe pse jeton në Korçë, ajo tërhoqi vëmendjen e njerëzve të pranishëm me sharmin e saj. Çifti u shfaq në Tiranë pak ditë pas pushimeve që kishin kaluar në Durrës.
Ata u shfaqën jo si një çift i ftohtë apo serioz, por herë pas herë shkëmbenin intimitete në atë ambient publik, ndërsa janë parë të afrohen e të puthen. Kjo ishte bashkëshortja e dytë e Endrit, me të cilën kishte lidhur kurorë pak vite më parë, pas divorcit nga ish-bashkëshortja e parë, martesë nga e cila ka dhe një djalë më të rritur. Gjatë bashkëjetesës, me ta jetonte dhe fëmija i Endrit nga martesa e parë. Thashethemet për konfliktet e Endrit me bashkëshorten e re nisën të qarkullonin që para një viti. Ata ishin në një krizë të vërtetë në çift dhe në prag të një ndarjeje për shkak të xhelozisë së krijuar nga fakti që jetonin larg njëri-tjetrit, ajo në Korçë dhe Endri më shumë në Tiranë.