E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mesa duket ky program i ka dalë tashmë nga qejfi pas dy sezonesh të plota televizive në transmetim, ndaj për sezonin e ri të “Vizion Plus” që nis në shtator, ai është duke ideuar një format krejtësisht të ri, që do të jeta dhe surpriza e re për këtë vit.
Turit i del nga qejfi programi “Mos u nxeh











Formatet e show-t që bën duket se janë pasioni i tij, ndaj i pëlqen që një program ta zëvendësojë shumë shpejt me një tjetër për të provuar emocione të reja në televizion. Kështu që mos u çudisni nëse Turjan Hyskën, një nga figurat më të njohura të programeve në “Vizion Plus”, nuk do ta shihni më duke drejtuar programin “Mos u nxeh”, që fitoi popullaritet brenda një kohe të shkurtër. Mesa duket ky program i ka dalë tashmë nga qejfi pas dy sezonesh të plota televizive në transmetim, ndaj për sezonin e ri të “Vizion Plus” që nis në shtator, ai është duke ideuar një format krejtësisht të ri, që do të jeta dhe surpriza e re për këtë vit.

Do të jetë një “talk show”, por ende asgjë më shumë nuk mund të thuhet se si është konceptuar ky spektakël. Ndërkohë që Turi do të vazhdojë paralelisht dhe spektaklin “Apartamenti 2XL” se bashku me djemtë e Th SHBLSH-ave, Juli, Genti, Ermali, si dhe Lisa Kujofsën. Spektakli “Mos u nxeh” ishte një ndryshim i audiencës së Turit, pas popullaritetit që fitoi në spektaklet me fëmijët. Programi ishte një format i ideuar për të vënë në lojë karrieristët, të cilët mund të ishin politikanë, juristë, artistë e sportistë, duke i bërë protagonistë në spektaklin e tij pa tabu.

Ideja për këtë program lindi për të provuar durimin e personazheve të njohur, duke i vendosur përballë situatave të paparashikuara në një studio televizive. Për dy sezone rresht ata konkurruan me njëri-tjetrin të veshur në stilin sportiv, duke u zhveshur nga çdo lloj serioziteti. Gjatë spektaklit Turi i menaxhonte të ftuarit në shoqërinë e disa vajzave që kujdeseshin për ta.

Publikuar: 15.08.2010 | 02:45
Lexuar: 683 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
sabina (13/05/2012 10:05:54) si je ca ke ba

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime