Në mesin e ligjëruesve të sivjetëm janë profesorët Endrju Rouç, Juri Stojanov, Metin Izet, Poll Stivenson, Korej Durak, Elizabeta Dimitrova dhe një grup profesorësh nga Instituti për restaurim dhe konzervim nga Polonia. s
Në organizim të Institutit për hulumtime shoqërore dhe humanitare "Euro-Ballkan" prej sot deri më 27 gusht në Ohër do të mbahet "Universiteti veror i Ohrit" i cili 12 vite paraqet forum arsimor evropian për debat të hapur intelektual.
Sivjet tema të shkollave verore janë "Bogumilët - urë desidente e identitetit kulturor evropian", "Rikonstruimi i Bizantit imagjinar dhe të vërtetë: Trashëgimia historike dhe kulturore që e ndan dhe integron Evropën", "Karakteri universal i iluminizmit të Shën Klimentit dhe letërsia dhe arti i mesjetës në Maqedoni" dhe "Shkolla e Shën Klimentit për konservim dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore".
Në mesin e ligjëruesve të sivjetëm janë profesorët Endrju Rouç, Juri Stojanov, Metin Izet, Poll Stivenson, Korej Durak, Elizabeta Dimitrova dhe një grup profesorësh nga Instituti për restaurim dhe konzervim nga Polonia.