E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi tender për furnizimin e 56 laboratorive hulumtuese nga sfera e shkencave të mjekësisë për institucionet publike arsimore të larta dhe shkencore në Maqedoni, me vlerë të përgjithshme me mbi 11 milionë euro.
Tender pėr pajisjen e laboratorėve tė institucioneve tė larta arsimore nga shkencat e mjekėsisė











Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi tender për furnizimin e 56 laboratorive hulumtuese nga sfera e shkencave të mjekësisë për institucionet publike arsimore të larta dhe shkencore në Maqedoni, me vlerë të përgjithshme me mbi 11 milionë euro. Ato duhet të pajisen gjatë vitit 2011, ndërsa institucionet të cilat do t'i marrin detyrohen t'i vendosin në funksion 15 ditë pas dërgesës.

Ministri resor Nikolla TodorOv në konferencë shtypi kumtoi se do të furnizohen laboratori për teknologji farmaceutike dhe mikro dhe nano, për kriminalistikë forenzike dhe patologji forenzike, për diabet fëminor, për in vitro fertilizim dhe ngrirjen e qelizave dhe embrioneve, endoskopi digjestive, laboratori virusologji, histologji për diagnostifikimin e sëmundjeve, laboratori për analitikë të barërave, foto dhe videolaboratorë për incizimin e operacioneve në sallat kirurgjike për mësim praktik të studentëve..., si dhe laboratorë për nevojat e Qendrës hulumtuese për inxhinjeri gjenetike dhe bioteknologji në MANU.

"Shumica e laboratorëve të cilat furnizohen nuk mund të gjinden në Maqedoni dhe do të kenë rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për zhvillimin e punës shkencore-hulumtuese dhe për procesin edukativ, por edhe për përmirësimin e politikës shëndetësore. Pasi që bëhet fjalë për furrnizim të pajsijeve shumë të ndërlikuar dhe të shtrenjtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë tender do ta publikojë me kriter qind për qind çmim dhe ankand elektronik", tha ministri Todorov. Sipas tij, me furnizimin e pajsijes, Maqedonia larg do ta tejkalojë nivelin e zhvillimit teknologjik të të gjitha vendeve fqinje.

Muajin e kaluar MASH publikoi tender për furnizimin e pajisjes për 22 laboratorë nga sfera e shkencave tekniko-teknologjike në vlerë prej 4,3 milionë euro. Në kuadër të projektit "Skenca 2010" për pajisjen e laboratërive të institucioneve publike të larta arsimore në Maqedoni, së shpejti do të publikohet tender për labortatori të shkencave bioteknike.

Publikuar: 16.08.2010 | 14:29
Lexuar: 573 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime