E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shërbimi i zjarrfikësve ka intervenuar në mbi 50 raste në të cilat më së shumti është kryer pompimi i ujit nga bodrumet e përmbytura dhe mënjanimi i degëve të rrëzuara dhe të thyera në rrugë.
Fenomen: Breshėr me madhėsi prej tre centimetra, lėndoi gjashtė persona nė Pragė





Gjatë shiut të fuqishëm i përcjellur me breshër, me madhësi rreth tre centimetrash, i cili mbrëmë e përfshiu Pragën janë lënduar gjashtë persona, kumtuan nga shërbimi emergjent mjekësor i qytetit.

Më rëndë është lënduar një burrë mbi të cilin ka rënë qelqi dhe e ka lënduar këmbën, ndërsa pesë viktimat e tjerë kanë marrë lëndime në kokë.

Shërbimi i zjarrfikësve ka intervenuar në mbi 50 raste në të cilat më së shumti është kryer pompimi i ujit nga bodrumet e përmbytura dhe mënjanimi i degëve të rrëzuara dhe të thyera në rrugë.

Tornado kaloi nëpër Çekinë veriore

Nëpër qytetin çek Mllada Bolesllav, i cili ndodhet në pjesën veriore të Çekisë, para dy ditësh kaloi tornado që zgjati disa minuta dhe nuk shkaktoi kurrëfarë dëmi, shkruan sot portali çek "Novinki".

Duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve dhe fotografive, Internet gazeta njftoi se stuhia e cila të premten e përfshiu rajonin verior, në orët e mbrëmjes me siguri disa minuta është shndërruar në tornado.

Tornadoja e cila është stuhi e fuqishme, karakteristike për rrotullimet e resë në formë cilindri nuk është dukuri e shpeshtë në Çeki. Megjithatë, Enti shtetëror hidrometeorologjik gjatë këtij viti katër herë ka evidentuar paraqitjen e tij, derisa në vitin 2008 tornadoja madje 13 herë ka kaluar nëpër vend.

Publikuar: 16.08.2010 | 14:40
Lexuar: 660 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime