E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai është një djalosh i mrekullueshëm dhe shumë i kujdesshëm, i cili më mbështet në gjithçka, e po ashtu edhe unë i mbështes të gjitha veprimet e tij”, ka deklaruar Eliza, e cila është në lidhje me Rick-un që nga tetori i vitit të kaluar.
Thellohet dashuria mes Eliza Dushkut dhe Rick Fox-it


Lidhja e aktores me prejardhje shqiptare Eliza Dushku dhe Rick Fox, ka arritur kulmin, pasi çifti tani ka filluar të jetojë së bashku. “E adhuroj këtë fakt. Po ka sukses”, ka deklaruar Eliza e lumtur.

“Ne e duam njëri-tjetrin dhe tani kemi mundësi që të jemi më shumë kohë së bashku. Ai është një djalosh i mrekullueshëm dhe shumë i kujdesshëm, i cili më mbështet në gjithçka, e po ashtu edhe unë i mbështes të gjitha veprimet e tij”, ka deklaruar Eliza, e cila është në
lidhje me Rick-un që nga tetori i vitit të kaluar. Mirëpo, Eliza ka mohuar se do të ketë së shpejti martesë mes tyre.

“Lidhja jonë është ende në fazën e hershme, prandaj nuk do të ketë martesë në një të ardhme të afërt”, ka shtuar ajo. Mirëpo, edhe pse ende nuk ka zile të martesës, Eliza mjaft mirë po përshtaten me familjen e Rick-ut, e sidomos me fëmijët e tij. “Disa herë kam shkuar me Rick-un dhe fëmijët e tij në kamping. Po, këtë verë kemi bërë së bashku gjëra familjare”, ka përfunduar Eliza.

Publikuar: 16.08.2010 | 15:23
Lexuar: 607 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime