Në ditët që vijojnë, Komuna e Dibrës dhe USHT-ja do të hapin një stendë për material për promovim, ku në qendër të qytetit do tu jepen qytetarëve të shfrytëzojnë afatin e regjistrimit.
Arbana QORMEMETI
Nga dita e hëna fillon regjistrimi i studentëve në të gjithë universitetet e Maqedonisë.
Ky është një vit historik për Dibrës, sepse këtë vit pritet të regjistrohen shumë studentë në Fakultetin e Terapisë Fizikale që është pjesë e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) ku do të pranohen 70 studentë.
Në Fakultetin e Gjuhës Angleze do të pranohen 80 studentë, në Fakultetin e Gjuhës Gjermane dhe atë të Gjuhës Frënge nga 55 studentë.
Jam i informuar që për dy fakultetet e para do të ketë interes të madh, por dua të potencoj interesin që duhet të kenë qytetarët dibranë edhe për gjuhën gjermane. Ne kemi disa kompani private në Dibër, siç është EVN-ja, Knauf po në perspektivë kompani gjermane dhe austriake do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Maqedoni, tha kryetari i komunës së Dibrës, Argëtim Fida.
Ne si pushtet vendor, tha Fida, dhamë maksimumin dhe objektet më 15 shtator, me ditën kur fillojnë zyrtarisht ligjëratat do të dorëzohen në përdorim. Unë jam i bindur se viteve të tjera do të shpërndahen edhe fakultete të tjera në Dibër, falë asaj që dibranët dinë të tregojnë mikpritje, sjellje, dhe ata të cilët do të diplomojnë në Dibër do të kenë dy diploma, diplomën e arsimit sipëror dhe diplomë të një qytetarie, u shpreh Fida.
Sipas tij, Dibra ka pasur dhe ka rrezatuar me qytetari me përhapjen e arsimimit në të gjitha trojet shqiptare dikur dhe është rasti që këtë rol ta marrë sërish.
Në ditët që vijojnë, Komuna e Dibrës dhe USHT-ja do të hapin një stendë për material për promovim, ku në qendër të qytetit do tu jepen qytetarëve të shfrytëzojnë afatin e regjistrimit.