E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duhet të presim për të gjetur kohen e duhur të editimit dhe për këtë e dinë shumë më mirë vetë editorët. Mbase u vonuam që ta editojmë gjatë verës, besojmë se do të dalë në shtator.
Risi tė shumta nga


Arben Gjinaj

Kënga "I kom" mes "Tingullit 3ent" dhe Ermal Fejzullahut, është vetëm një paralajmërim për daljen në treg të albumit më të ri të grupit "Tingulli 3ent". Getoar Selimi thotë se për shkak të angazhimeve të tyre muzikore, albumi është vonuar pak me kohë, por ai beson se do të dal në muajin shtator.

Deri ku kanë shkuar përgatitjet për albumin e ri?

Albumi është i gatshëm por ende nuk kemi vendosur se kur do të dalë dhe as si do të titullohet. Duhet të presim për të gjetur kohen e duhur të editimit dhe për këtë e dinë shumë më mirë vetë editorët. Mbase u vonuam që ta editojmë gjatë verës, besojmë se do të dalë në shtator. Albumi i ka dhjetë këngë, duke përfshirë edhe dy këngët e fundit. Do të këtë bashkëpunime të ndryshme. Një këngë do të jetë me Florin, dhe një tjetër me Tunën. Producent i këtij albumi si gjithmonë është Enis Presheva.

Pse këtë vit u vonua në krahasim me albumet e kaluara?

Çështja ka qenë e punës dhe angazhimeve tona që i kishim gjatë sezonit verorë. Kur je pothuajse çdo natë duke kënduar nëpër mbrëmje, nuk ke mundësi as të mendosh për album e lërmë të realizosh.

Pjesë e albumit me siguri se do të jetë edhe kënga më Ermalin. Si erdhi deri të ky bashkëpunim?

Këtë demo unë e kam kënduar që prej shumë kohësh. Patëm dëshirë që të vijmë ndryshe dhe meqë Ermalin e kemi mik të mirë menduam se është gjetje e duhur dhe besoj se ka dalë bukur.

Më mirë është bashkëpunimi me femra apo me meshkuj?

Këto janë bashkëpunime profesionale dhe janë të njëjta për mua. Varet dëgjuesit se cilat bashkëpunime i preferojnë më shumë.

Kemi dëgjuar se pjesë e albumit është edhe një diss. Nëse ka diçka të vërtet, kujt i kushtohet?

Nëse mendoni se i kam bërë ndonjë diss në shenjë respekti për një person të caktuar, atëherë mund të them se nuk ka, për arsye se ende nuk kemi ndonjë person që e meriton të i kushtohet ndonjë këngë. Mirëpo, njerëzit që kanë folur për mua dhe grupin tonë, gjithmonë iu kundërpërgjigjem dhe do të këtë përgjigje edhe në këtë album.

Tash gati ka përfunduar sezoni veror, por për ju?

Jo, ne ende kemi data të rezervuara për të kënduar dhe kemi pasur gjatë tërë sezonit. Ka qenë një sezon fenomenal, ku kemi mbajtur koncerte dhe mbrëmje të shumta nëpër gjithë Kosovën, në Shqipëri, Ulqin e vende të tjera.

Që nga ndarja me të dashurën tuaj muaj më parë, nuk është folur për ndonjë lidhje të re. Je "singël"?

Po, singël jam.

Publikuar: 16.08.2010 | 17:23
Lexuar: 1098 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime