E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bashkëpunim me agjencinë turke "Kontiki Skaj", megjithatë, MAT nga 8 shtatori do të fillojë me fluturime për në Pragë, Romë, Barcelonë,.. Janë paraparë edhe fluturime për në Ohër varësisht nga interesimi i qytetarëve.
MAT AIRWAYS nga muaji i ardhshėm me fluturime tė rregullta ēarter drejt metropoleve evropiane








Nga 15 shtatori MAT Ervejs do të vendosë linja të rregullta çarter drejt metropoleve evropiane. Qytetarët do të munden drejtëpërsëdrejti nga Shkupi të fluturojnë për në Zvicër, Gjermani, Itali dhe shtete të tjera nga 10 deri 15 për qind çmime më të ulta, paralajmëroi sot kryesia e kompanisë së posaformuar me 100 për qind kapital serb.

Në bashkëpunim me agjencinë turke "Kontiki Skaj", megjithatë, MAT nga 8 shtatori do të fillojë me fluturime për në Pragë, Romë, Barcelonë,.. Janë paraparë edhe fluturime për në Ohër varësisht nga interesimi i qytetarëve.

"Plani ynë është të jemi më të mirët në biznesin ajror, ngadalë, por sigurt të arrijmë deri te kulmi. Prioritet na janë siguria, sigurimi dhe cilësia, kyçe për lidhjen e besimit tek pasagjerët", theksoi në konferencën e shtypit kryetari i kompanisë Zoran Mileski.

Zhvillimi i trafikut çarter, hyrje në të gjitha asociacionet ajrore ndërkombëtare, fillimi i qarkullimit të rregullt ajror, gjetja e partnerit strategjik dhe rritja e flotës, janë qëllimet kryesore të MAT Ervajs. Kompania nuk e përjashton mundësinë për tu bërë transportues ajror i rregullt. Kjo realisht do të ndodhte, siç tha drejtoresha e marketingut Danijella Pusara, pas më së paku tre viteve.

Pronari i MAT Ervejs është kompania serbe Metropolitan investment group (MIG). Kompania për momentin disponon me një aeroplan "Boing" 737/500 i blerë vitin e kaluar në Londër, ndërsa deri në fund të viti planifikon të furnizojë edhe një.

Publikuar: 16.08.2010 | 17:27
Lexuar: 841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime