E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lëvizja ZGJOHU! konsideron që justifikimet eTodorovit dhe shmangja e përgjegjësisë janë të papranueshme. Përkujtojmë që kyMinistër ka përgjegjësi absolute për kaosin në sistemin arsimor në Maqedoni,për tensionim e marrëdhënieve ndëretnike, për cenimin e autonomisë sëuniverziteteve shtetërore, për diskriminim e skajshëm ndaj nxënësve shqiptar,për imponimin e dështuar të gjuhës maqedonase, etj
Zgjohu kėrkon dorėheqjen e Ministrit tė Arsimit, Todorov










Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!"i bashkangjitet kërkesave të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë për tërheqje të librit të Shoqërisë dhe ripërsërit kërkesën e saj për dorëheqje të mënjehershmetë Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, për arsye të dështimittë rradhës me gabimet skandaloze në librat shkollore dhe fton Qeverinë që t'ashkarkojë ditë më parë në rast se Todorov refuzon të dorëhiqet.

Lëvizja ZGJOHU! konsideron që justifikimet eTodorovit dhe shmangja e përgjegjësisë janë të papranueshme. Përkujtojmë që kyMinistër ka përgjegjësi absolute për kaosin në sistemin arsimor në Maqedoni,për tensionim e marrëdhënieve ndëretnike, për cenimin e autonomisë sëuniverziteteve shtetërore, për diskriminim e skajshëm ndaj nxënësve shqiptar,për imponimin e dështuar të gjuhës maqedonase, etj

Ishte Ministri Todorov ai që tha që fëmijëtshqiptar do të përfitojnë nga mësimi i gjuhës maqedonase ndërsa theksoi që mësimii gjuhës shqipe do të ishte barë e tepërt për fëmijët maqedonas. Çdo veprim i MinistritTodorov paraqet skandal potencial dhe dëmton rëndë imazhin e Qeverisë si dheshkakton pasoja të paparashikueshme në sistemin arsimor. Çdo ditë tjetër eTodorovit e kaluar në zyrën e Ministrisë së Arsimit paraqet thellim të krizësnë arsim si dhe shkas për tensionim të marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Duke parë mosinteresimin e Ministrit Todorov dheQeverisë për kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton përfaqësuesit politikshqiptar në Maqedoni që t'ju bashkangjitën përpjekjeve të Ministrive të Arsimittë Kosovës dhe Shqipërisë për unifikim të programeve shkollore dhe të shërbehënme këto libra për t'i edukuar fëmijët shqiptar duke filluar me abetaren dhelibrin e historisë.


Publikuar: 16.08.2010 | 17:58
Lexuar: 549 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime