Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 68, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,50 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E V)do të kushtojë 57,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri "EL-1) 46,50 denarë për një litër.
Benzinat lirohen për gjysmë denar për një litër, ndërsa çmimi i derivateve dizel rritet për një denar për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRE).
Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,28, respektivisht për 1,04 për qind.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 68, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,50 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E V)do të kushtojë 57,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri "EL-1) 46,50 denarë për një litër.
Me vendimin e KRE-së për 0,629 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1, i cili tani shitet për 33,480 denarë për një kilogram.