Kryeministri britanik Gordon Braun deklaroi se është kundër përdorimit të protekcionizmit si masë për dalje nga kriza aktuale ekonomike dhe recesioni global, njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra.
Kryeministri britanik Gordon Braun deklaroi se është kundër përdorimit të protekcionizmit si masë për dalje nga kriza aktuale ekonomike dhe recesioni global, njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra.
Braun në intervistën për "Dejli Telegraf" paralajmëroi se protekcionizmi, në bazë nuk e mbron askënd, ndërsa në kushte të tilla pothuajse të gjithë janë të varfër.
Në vend të kësaj, Braun insisiton të nevojën e arritjes së pajtueshmërisë të nivelit botëror në samitin e liderëve të grupit G20, që do të mbahet në fillim të prillit në Londër. Duke folur për përgatitjet për këtë takim, kryeministri britanik pëkujtoi në një samit të ngjashëm në fillim të viteve të 30-ta të shekullit 20-të, të mbajtur si pasojë e depresionit ekonomik të madh botëror të atëhershëm.
"Atëherë nuk u arrit marrëveshje, kështu që bota në vitet e 30-ta vazhdoi të jetojë në kushte të protekcionizmit nga çka askush nuk arriti asgjë", theksoi Braun.
Ai shfaqi shpresë se në samitin e sivjetëm të Londrës kjo nuk do të ndodhë dhe se do të mund të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme, sepse në të kundërtën, siç tha "pasojat mund të jenë të tmerrshme".
"Tani është koha për reforma të qarta dhe precize të sistemit financiar, që të ripërtërihet ndërtimi i mirëbesimit në sistemin bankar", tha kryeministri Braun, duke shtuar se pikërisht për këtë duhet të arrijnë marrëveshje liderët në samitit e G20.
Insisitimi i Braunit në nevojën e arritjes së dakordimit të përgjithshëm për masat për dalje nga kriza globale, është plotësisht i kuputueshëm, duke pasur parasysh skepticizmin që tani mbizotëron në Londër rreth mundësisë që G20 të veprojë në mënyrë kolektive, madje edhe në kushtet aktuale në të cilat ndodhet ekonomia botërore.
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje të ekonomisë në botë prej vetëm 0,5 për qind, që shënohet si rritje më e ulët nga viti 1945.