E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çfarë del nga analiza që i bëjmë jetës dhe luftës, Brigadës së I Sulmuese, apo brigadave të tjera sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare?Lufta jonë nacionalçlirimtare ishte një luftë popullore. Ajo qe një luftë në dy fronte: kundër pushtuesve të huaj nga njëra anë, dhe kundër tradhtarëve të vendit që u vunë në shërbim të pushtuesit nga ana tjetër.
Kush janė emrat qė themeluan dhe drejtuan Brigadėn e Parė Sulmuese


Zenel Merjo



67 vjet nga themelimi i Brigadës që e drejtoi Mehmet Shehu dhe Tuk Jakova


Mehmet Shehu, në 27-vjetorin e krijimit të Brigadës I Sulmuese përpara ish-kuadrove të saj, tregon kujtimet e tij për atmosferën që mbizotëronte në çastin kur u krijua Brigada I, që do të drejtohej prej tij. Gushti i nxehtë i vitit 1943 do të sillte në skenë atë vit një formacion më të madh luftarak, brigadën që do të ishte njësia më e guximshme dhe më heroike.

"Siç dihet, Komiteti Qendror i Partisë ka udhëzuar që të shkruhet gjerësisht mbi jetën dhe luftën e brigadave, të grupeve dhe çetave partizane që të hartohet Historia e Luftës Nacionalçlirimtare. Për inaugurimin, brigada ishte grumbulluar në Fushën e Makërzës, në Vithkuq, në një shesh prej jo shumë të madh, që ndodhej në një pozicion shumë të favorshëm, pasi ishte i rrethuar me pisha. Ishte 15 gusht i nxehtë i vitit 1943.

Megjithatë, edhe pse bënte vapë, kjo nuk e pengoi krijimin e Brigadës së Parë. "Në anën lindore të sheshit ishte ngritur tribuna e stolisur me gjethe të njoma dhe me flamuj kombëtarë. Në ballë dhe në të dyja anët e saj qenë shkruar shumë parulla", thoshte në kujtimet e tij, kryeministri shqiptar, Mehmet Shehu. "Kjo është një masë shumë e rëndësishme, që ka të bëjë me përjetësimin e luftës së popullit tonë. Jeta dhe lufta e Brigadës I Sulmuese përbën vetëm një pjesë të vogël të historisë së Luftës Çlirimtare.

Kanë kaluar gati 27 vjet që nga 15 gushti i vitit 1943, kur u formua Brigada I Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Gjer më sot janë shkruar artikuj, broshura dhe libra mbi luftën e Brigadës I Sulmuese. Së shpejti, do të dalë në dritë teksti mbi jetën dhe luftën e Brigadës së I Sulmuese. Për periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare. Me mbarimin e kësaj lufte, kjo brigadë nuk u shpërnda, por u riformua: sot ekziston Brigada e I Sulmuese e Ushtrisë Popullore, që është pasardhësja e saj", thoshte shpesh Mehmet Shehu.

Kujtime

Çfarë del nga analiza që i bëjmë jetës dhe luftës, Brigadës së I Sulmuese, apo brigadave të tjera sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare?Lufta jonë nacionalçlirimtare ishte një luftë popullore. Ajo qe një luftë në dy fronte: kundër pushtuesve të huaj nga njëra anë, dhe kundër tradhtarëve të vendit që u vunë në shërbim të pushtuesit nga ana tjetër.

Kështu, lufta jonë nacionalçlirimtare në etapën e dytë të saj, kur armiqtë e brendshëm, përfaqësues të klasave reaksionare të vendit, u shkrinë përfundimisht në një barrikadë me pushtuesit e huaj në luftën e armatosur kundër forcave të Frontit Nacionalçlirimtar, në këto rrethana, lufta jonë u kthye në një revolucion të vërtetë popullor dhe karakteri klasor i saj mori ngjyrë e përmbajtje të theksuar.Për inaugurimin, brigada u grumbullua në Fushën e Makërzës, në juglindje të Vithkuqit. Në të vërtetë, aty nuk ka veçse një shesh prej jo më shumë se 2500 metër katrorë, rrethuar me kodra dhe pisha. Ishte 15 gusht dhe në qiell s'kishte asnjë re.

Megjithatë, nuk bënte shumë vapë. Lartësia prej më shumë se 1000 metrash katrorë dhe pishat e freskonin shumë motin. Në anën lindore të sheshit ishte ngritur tribuna e stolisur me gjethe të njoma dhe me flamuj kombëtarë.

Në ballë dhe në të dyja anët e saj qenë shkruar shumë parulla. Brigada ndodhej e rreshtuar përballë tribunës sipas batalioneve e kompanive me gjithë armatimin dhe pajisjet që zotëronte. Në zemrat e partizanëve gufonte një gëzim i pakufishëm dhe një krenari krejt e ligjshme. S'kishte nder më të madh, se të merrje pjesë në njësinë e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, që porsa ishte organizuar mbi bazën e çetave e të batalioneve partizane, të qarqeve dhe të krahinave të ndryshme të vendit.

Në sytë e çdonjërit mund të lexoje këtë gëzim dhe krenari, njëkohësisht edhe vendosmërinë për të kryer me nder çdo detyrë që u ngarkohej; gatishmërinë e plotë për të dhënë jetën për lirinë, për revolucionin, për atdheun. Të gjithë prisnim me padurim dhe mallëngjim fillimin e ceremonisë, ardhjen e përfaqësuesve të KQ të PKSH-së, të Këshillit të përgjithshëm dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Tabloja nuk do të ishte e plotë sikur të mos përmendej shumica e popullit që kishte ardhur në Makërzë nga Korça dhe nga gjithë qarku për të festuar me partizanët e Brigadës I këtë ditë të shënuar. Aty shihje plaka e pleq me flokë krejt të bardhë, që kishin kaluar një, dy a tri luftëra kundër skllavëruesve të huaj.

Aty shihje djem dhe vajza me syrin pishë si shqiponja e deri edhe fëmijë. Të gjithë gëzonin. Të kremte të tillë nuk kishin parë ndonjëherë. U bëhej zemra mal që kishin arritur ditën të shihnin me sytë e tyre ushtrinë e vërtetë të popullit shqiptar, forcën më të gjallë të tij, që do t'u jepte dërrmën pushtuesve. Ceremonia u hap me Himnin e Flamurit, që e këndoi kori.

Pastaj fjalën e mori Spiro Moisiu, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm. Ai e përshëndeti Brigadën në emër të Shtabit të Përgjithshëm dhe i dorëzoi flamurin luftarak me mbishkrimin "Brigada I e UNÇSH". Pas ceremonisë, deri vonë në mbrëmje buçitën këngët dhe vallet e partizanëve dhe të popullit. Në kohën kur partizanë, popull dhe udhëheqës së toku, po argëtonin, në qiell u dukën aeroplanët ushtarakë të zbulimit.

U dha alarmi. Të gjithë sa ishim pa as më të voglën shfaqje të panikut u futën nën pemë dhe shkurre. Aeroplanët u vërtitën disa herë rrotull mbi Vithkuq e mbi fushën e Makërzës. Pritej të fillonin qitjet e artilerisë armike, por kjo gjë nuk ndodhi. Një gjë ishte e sigurt: Armiku përgjonte. Partizanët përgatiteshin për ta sulmuar dhe asgjësuar atë. Ai përgatitej për t'i sulmuar dhe asgjësuar partizanët. Ai ishte më i madh në numër dhe i pajisur me teknikë moderne. Partizanët ishin më të paktë dhe të armatosur keq. Por partizanët kishin popullin me vete, kurse ai ishte fill i vetëm.

I rrethuar nga urrejtja përvëluese e masave popullore. Partizanët kishin moral të lartë dhe besim të patundur në fitore, kurse ai paraqitej me moral krejt të rënë dhe me një këmbë në varr. Megjithatë, armiku ende nuk kishte vdekur. Ai zotëronte ende një forcë të madhe, që mund t'i dëmtonte shumë partizanët, prandaj çdo nënvleftësim nga ana teknike do të ishte vetëm në të keqen tonë. Lypsej vigjilencë, vigjilencë e lartë dhe gatishmëri e plotë luftarake dhe politike. Kjo ishte porosia e Shtabit të Përgjithshëm. Brigada, ashtu si e gjithë ushtria ishte krijuar për t'u përleshur me armiqtë, për t'i shkatërruar ata dhe për të ndihmuar popullin të fitonte lirinë.

Kështu u formua Brigada I e Ushtrisë NÇ shqiptare. Për formimin e saj ndihmuan të gjitha komitetet qarkore dhe komandat e reparteve partizane të qarqeve të ndryshme të vendit. Një ndihmë veçanërisht të madhe dhanë këshilli Nacionalçlirimtar i Vithkuqit, komiteti qarkor dhe shtabi i qarkut të Korçës. Në kohën që organizohej brigada, batalionet e qarkut qëndronin ditë e natë në pritë për të mos lejuar depërtimin e armikut. Shtabi i përgjithshëm, më 17 gusht falënderoi luftëtarët partizanë të këtyre batalioneve me anë të një letre të posaçme për plotësimin e kësaj detyre.

Historia e Brigadës së Parë Sulmuese

Më 15 gusht në Vithkuq të Korçës u bë inaugurimi i parë i Brigadës I Sulmuese me në krye komandant Mehmet Shehu dhe komisar Tuk Jakova. Kjo ngjarje ishte me rëndësi të madhe politike, ushtarake dhe historike për gjithë popullin shqiptar.

Që në ditët e para të gushtit në 1943 u mblodhën në Vithkuq nga e gjithë Shqipëria rreth 550 djem dhe vajza që do të plotësonin rreshtimin organik të radhëve partizane të Brigadës së Parë Sulmuese me katër batalionet e saj, përveç nënreparteve të artilerisë, atyre kundër tanke, të Kompanisë së Mortajave, të prapavijës dhe Intendancës e cila do të plotësonte nevojat partizane në ushqim, veshmbathje dhe mjete të tjera që i duheshin Brigadës.

Pa kaluar as 10 ditë, Brigada iu nënshtrua një prove, beteje aq madhore sa dhe e rëndë, me luftë, ndeshje kundër afro 1000 forcave fashiste italiane të Divizionit Areco. Nga këto luftime armiku pati shumë humbje të rënda në njerëz, armatime dhe materiale luftarake. Në këto luftime, brigada me kuadrot dhe radhët e saj partizane doli më e fortë dhe e sprovuar për fitore dhe beteja e luftime të tjera.

Brigada kaloi prova dhe aksione luftarake shumë të rënda duke përshkuar rreth 3000 kilometra rrugë malore nëpër krahina dhe qytete si Korçë, Pogradec, Mallakastër e Kurvelesh, Lavdar e Goropar, bregdet e Mokër, Elbasan Tepelenë dhe Gjirokastër, Zagori e Përmet, Lunxhëri, Vlorë e Pezë, Shpat e Gramsh, Çermenikë, Labinot Mal, Dibër e Librazhd, Qarrishtë e Gollobordë e në të tjera duke u ndeshur ballë për ballë dhe dhëmb për dhëmb me forcat tejet të organizuara dhe të armatosura, pushtuese në raport një me dhjetë dhe një me pesëmbëdhjetë.

Brigada përballoi luftimet heroike dhe tepër të rënda në Vithkuq, Mokër, në Qafën e Gjarprit, në Tendën e Qypit, dhe në Gurin e Prerë, gjatë marshimit heroik të tre batalioneve në veri gjatë Operacionit të Dimrit dhe të qershorit 43-44 e deri në luftimet e Tiranës. Në radhët e saj ranë 390 partizanë kuadro, komandantë dhe komisarë batalionesh, si Gjik Doci, Xheladin Beqiri, etj. Brigada veç të vrarëve, pati dhe të plagosur më shumë se 1000.

Mehmet Shehu
Tuk Jakova
Arif Hasko
Muhamet Prodani
Sadik Bocaj
Fiqret Shehu
Miha Prifti
Aleks Verli
Dhori Panariti
Feti Smokthina
Ferit Radovicka
Gjeli Argjiri
Gjok Doci
Idriz Seiti
Jovan Naska
Kostaq Gusho
Xhelo Mato
Petro Lalaj
Myslim Shyri
Dreko Rino
Raqi Tehmeli
Xhelatin Beqiri
Ziqiri Mero
Ndrecio Plesari
Nexhit Çela
Xhemal Stravecka
Vehbi Hoxha
Selman Brahimi
Panajot Plaku
Irakli Terova
Beqir Baho
Tercilio Kardinali
Xhuzepe Monti
Alfredo Dandili
Domeniko Bogatoi
Inajete Dumi
Todi Naco
Xhelo Faslliu
Fejzi Micolli
Gazali Sejko
Teme Sejko
Axhem Abazi
Raqi Babaliu
Gaqo Taci
Ilo Trako
Delo Sedie
Gaqo Shoshi
Nuci Tira
Petref Pumo
Emine Bako. (t.o)

Publikuar: 17.08.2010 | 01:54
Lexuar: 715 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime