E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Pohimin tonë e bazojmë në faktin se ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Çeska, përmes deklarimit të vullnetit të lirë, respektivisht përmes aktit të dorëheqjes së parevokueshme të datës 01.07.2010 të rikonfirmuar edhe përmes shkresës së dytë të datës 16.07.2010 dërguar MAPL-së, ka bërë përfundimin e parakohshëm të mandatit të tij konform dispozitave të Nenit 56.3 pika (c) të ligjit nr. 03/L-040 mbi Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë”, vlerësojnë në AAK.
AAK: Ndėrhyrja e Thaēit nė Rahovec, shkelje ligjore



Prishtinë. Duke qenë në dijeni për ndërhyrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me dorëheqjen dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit Qazim Çeska, AAK konsideron se një ndërhyrje e tillë është e kundërligjshme dhe antikushtetuese. Tentimi për parandalimin e mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme është cenim i drejtpërdrejt i ligjit dhe demokracisë.

“Pohimin tonë e bazojmë në faktin se ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Çeska, përmes deklarimit të vullnetit të lirë, respektivisht përmes aktit të dorëheqjes së parevokueshme të datës 01.07.2010 të rikonfirmuar edhe përmes shkresës së dytë të datës 16.07.2010 dërguar MAPL-së, ka bërë përfundimin e parakohshëm të mandatit të tij konform dispozitave të Nenit 56.3 pika (c) të ligjit nr. 03/L-040 mbi Vetëqeverisjen Lokale në Kosovë”, vlerësojnë në AAK.

“Akti i dorëheqjes së Çeska brenda afatit ligjor të paraparë përmes dispozitave të Nenit 3.2 të Udhëzimit Administrativ mbi Procedurën e Përfundimit të Mandatit të Kryetarit të komunës i është dorëzuar MAPL-së për procedim të mëtutjeshëm. Në të njëjtën kohë MAPL, respektivisht Ministri Sadri Ferati, përmes shkresës së datës 16.07.2010 ka njoftuar Presidentin e Republikës së Kosovës për dorëheqjen e Çeskës nga pozicioni i Kryetarit të Rahovecit dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të ri të kësaj komune ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit Nr.03/L-040 mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjin Nr.03/L-0752 mbi Zgjedhjet Lokale në Kosovë”, thuhet në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, bazuar në mandatin kushtetues dhe në përputhje me dispozitat e Nenit 4.4 të Ligjit Nr.03/L-0752 mbi Zgjedhjet Lokale në Kosovë, është i obliguar që brenda afatit më të shkurtër kohor të bëjë shpalljen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunës së Rahovecit.

“Prandaj, duke qenë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, bazuar në Nenin 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka të përcaktuara qartë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, konsiderojmë se ndërhyrja e tij në këtë proces shkakton shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjeve të apostrofuara më lartë”, theksohet në komunikatën për medie të lëshuar nga Zyra Ligjore pranë Departamentit për Pushtet Lokal në AAK.

Publikuar: 17.08.2010 | 14:26
Lexuar: 379 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime