Edhe pse mediet kishin raportuar se pagat e serbëve në Kosovë ishin 50 për qind më të larta sesa ato në Serbinë qendrore, një gjë të tillë e mohon Oliver Ivanoviq, i ashtuquajturi sekretar shtetëror në ministrinë për Kosovën.
Deri në fund të muajit shtator, qeveria e Serbisë ka mundësi të gjejë një formulë për kalkulimin e pagave për serbët e punësuar në institucionet e Kosovës. Siç mësojnë mediet në Serbi, me gjasë shuma bazë e pagave në Kosovë do të barazohet me ato në Serbinë qendrore.
Edhe pse mediet kishin raportuar se pagat e serbëve në Kosovë ishin 50 për qind më të larta sesa ato në Serbinë qendrore, një gjë të tillë e mohon Oliver Ivanoviq, i ashtuquajturi sekretar shtetëror në ministrinë për Kosovën.
Pagat bazë nuk janë barazuar me ato në pjesë tjera të Serbisë, por janë dukshëm më të ulëta dhe vetëm pas kësaj ngritjeje punëtorët serbë në Kosovë në pozita të caktuara po merrnin paga më të larta për 10 për qind më shumë sesa në Serbinë qendrore. Mendoj se është e nevojshme të ketë kujdes për serbët që kanë qëndruar në Kosovë dhe tu kompensohen atyre kushtet e varfra të jetesës dhe kushtet e punës në vend, thotë Ivanoviq.