E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drogba, i cili është pjesë e bluve për mëse 6 sezonesh, është duke treguar një formë të shkëlqyer dhe premton një numër të konsiderueshëm golash edhe në këtë sezon, pas shënimit të tripletës në ndeshjen e parë kundër Uest Bromuiç.
Reali jep Benzemanė pėr tė marrė Drogbanė






Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë dhe për këtë arsye ka vendosur në numrin 1 të objektivave të tij për këtë merkato sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba. Portugezi, pas ardhjes tek “galaktikët”, ka shprehur dëshirën për marrjen e një sërë lojtarësh, të cilët i ka drejtuar tek Çelsi dhe pas mosarritjes së marrëveshjes për mbrojtësin Eshli Kol, objektivi i radhës është “Këpuca e Artë” e Premier Ligës. Drogba, i cili është pjesë e bluve për mëse 6 sezonesh, është duke treguar një formë të shkëlqyer dhe premton një numër të konsiderueshëm golash edhe në këtë sezon, pas shënimit të tripletës në ndeshjen e parë kundër Uest Bromuiç.

Mundësitë që ekipi i drejtuar nga Ançeloti të shesë sulmuesin e saj janë të pakta, megjithatë kjo mendohet se nuk do të ndalojë Realin, i cili është gati të ofrojë Karim Benzeman në shkëmbim të lojtarit. Francezi ka qenë për të paktën 2 vitet e fundit objektiv i çdo merkatoje të Çelsit, por galaktikët e kanë konsideruar të pashitshëm sulmuesin e tyre. Duke parë moshën mjaft premtuese, vetëm 22 vjeç të Benzemas përkundrejt asaj 32 të Drogbas, Reali mendohet se ka planifikuar të kërkojë edhe një shumë të hollash shtesë, në mënyrë që marrëveshja të bëhet e mundur.

Nuk dihet ende nëse Çelsi do të pranojë të fillojë negociatat, megjithatë për Drogbanë bashkimi me trajnerin Murinjo mund të jetë tërheqës jo vetëm për shkak të marrëdhënieve të mira, por edhe të mundësisë për të luajtur në “Premiera Division” dhe fitimit të Ligës së Kampioneve. Kohët e fundit është përfolur se Ançeloti e ka parë me një sy shumë pozitiv mundësinë për të pasur Benzemanë në skuadër, pasi ai mund të bashkëpunojë shkëlqyeshëm me Anelkjan dhe tekniku italian do i rikthehet skemës së tij të preferuar me dy sulmues.

Publikuar: 17.08.2010 | 17:10
Lexuar: 386 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime