Pas takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Hoxhaj tha se Kosova do ti sigurojë 800 abetare falas për nxënësit e klasës së parë në Luginën e Preshevës.
Kosova ka "obligim moral, shtetëror dhe është obligim evropian që ti përmbushë të gjitha kërkesat që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës për qasje të barabartë në arsim, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, Hoxhaj tha se Kosova do ti sigurojë 800 abetare falas për nxënësit e klasës së parë në Luginën e Preshevës.
Ministri Hoxhaj tha se do të rritet edhe kuota në Universitetin e Prishtinës për kandidatët nga Lugina e Preshevës.
Kuota, të cilën ne e kemi siguruar, do të rritet edhe për 88 kandidatë të rinj, të cilët do të regjistrohen në drejtime të caktuara në Universitet, tha Hoxhaj.