Aplikimi për regjistrimin e studimeve bëhet në mënyrë njëjtë, si në qytetin e Tetovës ashtu dhe në qytetet tjera, në të cilat organizohen studime të disperzuara të fakulteteve të USHT-së. Stafi drejtues i Universitetit vlerëson se ky proces vazhdon të rrjedh pa pengesa dhe organizimi në nivelin e duhur.
Sot në USHT ka filluar afati i parë i regjistrimit në studimet deridiplomike, në vitin akademik 2010/2011. Procesi i regjistrimit të studentëve të rinj zhvillohet sipas parashikimeve dhe interesimi i kandidatëve është në nivel të lakmueshëm.
Universiteti ynë synon ngritjen profesionale të brezave të rinj dhe ngritjen e vetëdijes kolektive të banorëve të kësaj ane dhe më gjerë. Aktualisht, Universiteti Shtetëror i Tetovës në gjirin e vet ka 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe tre Institute hulumtuese-shkencore, si njësi akademike, në të cilat vijimi i studimeve mundësohet edhe në studimet e disperzuara në disa qytete të tjera, si në Kërçovë, Shkup, Strugë dhe Kumanovë, ndërsa nga ky vit akademik Universiteti ynë do të organizojë studime të disperzuara edhe në qytetin e Dibrës.
Aplikimi për regjistrimin e studimeve bëhet në mënyrë njëjtë, si në qytetin e Tetovës ashtu dhe në qytetet tjera, në të cilat organizohen studime të disperzuara të fakulteteve të USHT-së. Stafi drejtues i Universitetit vlerëson se ky proces vazhdon të rrjedh pa pengesa dhe organizimi në nivelin e duhur.
Jemi të kënaqur me nivelin e interesimit të studentëve dhe deri në përfundimin e procesit të regjistrimit, në këtë afat dhe në afatet e ardhshme, parashikimi ynë për pranimin e mbi 4000 studentëve do të realizohet plotësisht. Me këtë rast, duam të theksojmë se interesimi për regjistrim, i studentëve të rinj, në studimet e disperzuara në Kumanovë, Strugë, Kërçovë, Shkup dhe Dibër është në masë të konsiderueshme.