"Jam i kënaqur nga intensiteti i aktiviteteve inspektuese, por më brengos gjendja e objekteve më të vogla të cilat merren me prodhimin dhe qarkullimin e ushqimit. Kontrollat e dhanë konstatimin se duhet shumë të punohet në ngritjen e vetëdijes për sigurinë e ushqimit", deklaroi sot Osmani.
Për dy ditë, më 12-in dhe 13-in të këtij muaji, janë mbyllur 24 byrektore dhe kiosqe për sanduiçë, nga kontrollimi i gjithsej 55 objekteve hotelierike, për shkak moszbatimit të praktikës së mirë higjienike, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.
"Jam i kënaqur nga intensiteti i aktiviteteve inspektuese, por më brengos gjendja e objekteve më të vogla të cilat merren me prodhimin dhe qarkullimin e ushqimit. Kontrollat e dhanë konstatimin se duhet shumë të punohet në ngritjen e vetëdijes për sigurinë e ushqimit", deklaroi sot Osmani.
Vendimet për mbylljen e objekteve janë të ndryshme varësisht nga shkelja. Nëse përcaktohet se hapja e sërishme e tyre nuk do të thotë rrezik i lartë, mund të ndërpriten për dy deri 10 ditë, por kushtet të cilat kërkohen duhet t'i plotësojnë.
Osmani paralajmëroi se deri më 1 shtator Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor do të zbatojë kontrolle në të gjitha objektet shkollore që të kontrollojë nëse janë mënjanuar mangësitë e përcaktuara paraprakisht sanitaro-teknike dhe higjienike.