Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Luksemburg për të biseduar lidhur me krizën globale financiare
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Luksemburg për të biseduar lidhur me krizën globale financiare.
Kështu, 15 ministrat e Eurozonës që dje u morën vesh për masat e caktuara. Në të vërtetë shtetet të cilat do të shpëtojnë banka nga falimentimi përmes garancive dhe kredive, do të kenë ndikim ndaj drejtimit të bankave dhe rrogave të njerëzve në poste kryesore. Shefi - Eurogrupit, Zhan Klod Junker, deklaroi se vendet e Eurozonës pajtohen që të shpëtohet me çdo kusht falimentimi i institucioneve të mëdha financiare, që janë relevante për funksionimin e sektorit financiar në Evropë.