E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Integrimi në NATO dhe në BE është prioritet kulminant nga i cili nuk ka koncesione. Në këtë drejtim, tregoi se Maqedonia është mes pesë vendeve të para kontribuese për paqen botërore sipas numrit të paqëdashësve sipas kokës së banorit edhe kjo përmes misioneve në Irak, Afganistan, BeH, Liban dhe Kosovë.
ARM festoi ditėlindjen e 18-tė






Armata e Republikës së Maqedonisë si një nga bazat e pavarësisë së Maqedonisë dhe sovranitetit me përgjegjësi e plotëson detyrën e saj - të jetë garancë sovrane e integritetit tonë territorial, demokracisë dhe lirisë së qytetarëve, theksoi ministri i mbrojtjes, Zoran Konjanovski sot në solemnitetin qendror me rastin e 18 Gushtit - Dita e ARM-së, që u mbajt në kazermën "Ilinden".

Duke folur për të kaluarën, Konjanovski, para presidentit dhe komandantit suprem Gjorgje Ivanov, kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski, kryeministrit Nikolla Gruevski, korit diplomatik, presidentit të mëparshëm të shtetit Branko Cërvenkovski, ministrave të mëparshëm të mbrojtes, përfaqësuesve të Lidhjes së luftëtarëve dhe të ftuarve të tjerë, mes tjerash përkujtoi në momentet kur, nënvizoi, ish JNA-ja mori gjithë çka mundej të merrte.

"Por, askush në histori deri më tani nuk ka mundur të marrë një punë nga Maqedonia. Fryma jonë, e mbushur me synimin për shtet personal dhe armatë personale. Fryma jonë e tolerancës dhe mirëqenies, sakrificës dhe dëshirës për pavarësi", potencon ministri i Mbrojtjes.

Ai edhe njëherë konfirmoi se integrimi në NATO dhe në BE është prioritet kulminant nga i cili nuk ka koncesione. Në këtë drejtim, tregoi se Maqedonia është mes pesë vendeve të para kontribuese për paqen botërore sipas numrit të paqëdashësve sipas kokës së banorit edhe kjo përmes misioneve në Irak, Afganistan, BeH, Liban dhe Kosovë.

"Republika e Maqedonisë nuk kërkon të jetë e shpërblyer, kërkon të çmohet me të drejtë. Kërkojmë ta fitojmë të merituarën dhe hapin parimor të bazuar në respektimin dhe dialogun e ndërsjellë", tha Konjanovski.

Sipas tij, në vitin e krizës botërore, kur buxhetet e vendeve-anëtare të NATO-s janë zvogëluar në mënyrë drastike, Maqedonia dhe MO-ja kanë përfunduar më shumë projekte të kapitalit, mes të cilave rimëkëmbjen e Akademisë ushtarake, reformat në shëndetësinë ushtarake, ndërtimin e poligonit Krivollak dhe përmirësimin e gjendjeve në VING.

Në fjalim me këtë rast presidenti Ivanov megjithatë kërkoi në periudhën e ardhshme të zmadhohen mjetet financiare të destinuara për armatën.


Publikuar: 18.08.2010 | 17:48
Lexuar: 507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime