Ademi përsëriti se Marrëveshja e Ohrit ka arritur ta ndërprejë gjakderdhjen në Maqedoni, e stabilizoi shtetin, kontribuoi për proceset evroatlantike të vendit dhe për këtë shkak jemi të obliguar që tërësisht ta zbatojmë.
- Punësimet të cilat dalin nga përfaqësimi i drejtë nuk e ngarkojnë administratën dhe për këtë nuk duhet askush të brengoset. Ky është obligim nga Marrëveshja e Ohrit, dispozitë kushtetuese dhe duhet të implementohet.
Nuk janë të shumta, por janë në kuadër të kapacitetit të administratës për apsorbimin e kuadrove të rinj, tha sot zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Qeveri.
Ai është i kënaqur nga dinamika e deritanishme e punësimeve sipas Marrëveshjes së Ohrit.
"Kjo është paraparë në planin dhe strategjinë tonë dhe është prioritet i Qeverisë. Interpretimet e ndryshme nga partitë e ndryshme politike dhe personaliteteve tjerë vijnë çdoherë varësisht nga pozita e tyre nëse janë në pushtet ose opozitë.
Partitë e njëjta politike prej vitit 2002 deri në vitin 2006 Marrëveshjen e kanë shpallur të vdekur, të pavlefshme, por kur ishin në pushtet prej vitit 2006 deri në vitin 2008 çdo ditë tentonin të përfitojnë pikërisht nga ajo. Ato deklarata i vlerësojmë si joserioze, nuk kontribuojnë për implementim të Marrëveshjes së Ohrit", tha zëvendëskryeministri.
Ademi përsëriti se Marrëveshja e Ohrit ka arritur ta ndërprejë gjakderdhjen në Maqedoni, e stabilizoi shtetin, kontribuoi për proceset evroatlantike të vendit dhe për këtë shkak jemi të obliguar që tërësisht ta zbatojmë.
Së shpejti, paralajmëroi ai, të punësuarit në pajtim me përfaqësimin e drejtë, të cilët ende janë në shtëpi, do të ftohen në institucione.