E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimet prestigjioze M&M e kanë vendosur Kosovën ne listë të ngushtë së bashku me disa nga kandidatët më të fortë në mbarë botën: Afrika e Jugut (mikpritësja e Kampionatit Botëror të futbollit), Dubai, Londra, Bahreini dhe Madridi - Spanjë.
“Evropianėt e Rinj” shpėrblehen nga M&M





Kampanja "Kosova - Evropianët e rinj" është përzgjedhur në listën e shpërblimeve M&M (Media & Marketing) për kategorinë e quajtur “kampanja e brendingut më e mirë për Komb / Vend” në 2010.

Fushata kombëtare për promovim të Kosovës është zgjedhur si një nga gjashtë fushatat e brendingut më të mirë në botë për kategorinë Komb/Vend.

Çmimet prestigjioze M&M e kanë vendosur Kosovën ne listë të ngushtë së bashku me disa nga kandidatët më të fortë në mbarë botën: Afrika e Jugut (mikpritësja e Kampionatit Botëror të futbollit), Dubai, Londra, Bahreini dhe Madridi - Spanjë.

David Kosmin, Udhëheqës i Ekipit nga BBR Saatchi & Saatchi, thotë: “BBR Saatchi & Saatchi është i kënaqur kur dëgjoi se fushata "Kosova - Evropianët e rinj" është përzgjedhur në listën e shpërblimeve M&M për kategorinë në fushatën e quajtur “kampanja për brending më e mirë për Komb / Vend” në 2010”.

“Bashkë me suksesin e madh të vendit në GJND, muajin e kaluar, ka qenë shumë e veçantë për Kosovën. Dhe tani, me këtë njohje profesionale, Kosovës dhe evropianëve të rinj i është qartësuar se janë në rrugën e duhur për njohjen në mbarë botën dhe të bëhet një Lovemark i vërtetë”.

“Ishte e qartë që nga fillimi se do të ketë nevojë të krijojmë një fushatë unike dhe të veçantë. Dhe tani ajo është vërtet kënaqësi të pranojmë mirënjohje ndërkombëtare, të asaj që është arritur në bashkëpunim me popullin e Kosovës".

Ndërsa, Ekrem Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i “PR Solutions”, partner vendor i “BBR Saatchi & Saatchi” thotë: “Është privilegj për të punuar së bashku me “BBR Saatchi & Saatchi” në fushatën e parë për promovimin e vendit tone dhe të kuptojmë tani se kjo fushatë është e përzgjedhur për çmimin e fushatës së Kombit / Vendit më të mirë është e pabesueshme. Ne gjithmonë e kemi ditur se kjo është fushatë shumë e mirë dhe kemi pa rezultate të mëdha që fushata i ka arritur, por është shumë e kënaqshme për të marrë një njohje të tillë prestigjioze pikërisht nga kolegë-profesionistë”.

“Kjo arritje unike për Kosovën është edhe më mbresëlënëse, kur e kemi parasysh se vendet e tjera që janë në këtë listë kishin buxhet shumë herë më të madh se ne".

Shpërblimet M&M janë tani në vitin e tyre të 20-të dhe janë të respektuar si Çmimet e vetme që njohin dhe të festojnë krijimin dhe efektivitetin e fushatave të marketingut ndërkombëtare dhe strategjive të marketingut që janë të koordinuara dhe që zbatohen përtej kufijve ndërkombëtarë.

Shpërblimet M&M janë të organizuara nga botuesit e revistës së M&M (www.mandmglobal.com), e cila i shërben marketingut ndërkombëtar dhe të komunitetit të mediave. Revista M&M shpërndahet dhe lexohet në 72 vende, duke arritur në dhjetëra mijëra profesionistë të marketingut dhe medias anembanë globit.

Fushata e quajtur Kombi / Vendi më i mirë është një kategori e re për Shpërblimet M&M në 2010 dhe është futur në njohjen e rëndësisë në rritje të fushatave të marketingut ndërkombëtar i krijuar nga qeveritë kombëtare për të promovuar një komb ose vend në skenën botërore. Organizatorët e fushatës së M&M kanë pranuar shumë konkurrentë të fortë për këtë kategori.

Shpërblimi M&M është i vetmi konkurs i madh ndërkombëtar që ka një kategori që çmon promovimin e vendeve, duke e bërë këtë listë, së bashku me konkurrentët e tjerë të fortë, edhe më të veçantë.

Ceremonia e çmimeve M&M do të zhvillohet në një Darkë Gala në qendrën e njohur: Shtëpia e Konferencave në Hotelin Grosvenor në Londër, më 9 shtator, kur do të shpallen fituesit në të gjitha kategoritë.

Publikuar: 18.08.2010 | 18:57
Lexuar: 374 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime